Punëtorët e sektorit teknik dhe sigurimit në institucionet shëndetësore do të protestojnë sot para QKUK-së dhe objekteve tjera shëndetësore.
Protestuesit shprehin pakënaqësin e tyre për mos përfshirjen e tyre në vendimin e Qeverisë për pagesat shtesë neto prej 10 përqind në pagesat bazë të COVID-19.
Kjo pako përfshën pagën shtesë prej 300 euro për punëtorët të cilët janë të rrezikuar ndaj infeksionit të coronavirust në orarë të punës.
Punëtorët teknik dhe sigurimi kanë protestuar edhe më parë për mos përfshirje në pakon për COVID-19. /Gazeta Shneta/
Protestojnë punëtorët e pastrimit dhe sigurimit në QKUK për pakon e Qeverisë