Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësisë dhe Mirëqenje Sociale, Fatmire Kollqaku ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një banesë në vlerë 50 mijë euro të cilën e ka deklaruar në pronësi të saj, ndërsa në pronësi të përbashkët ajo ka një shtëpi në vlerë 300 mijë euro si dhe dyqan në vlerë 150 mijë euro.
Në institucionet bankare ajo ka deklaruar se posedon 3 mijë e 500 euro si dhe mbi 1 mijë e 700 euro ka detyrime financiare.
Për një vit nga buxheti shtetror deputetja paguhet mbi 21 mijë e 400 euro, nga meditjet 78 euro si dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dega në Pejë ajo paguhet mbi rreth 2 mijë euro.
Nga meditjet, brenda një viti, anëtari tjetër i Komisionit për Shëndetësi, Armend Zemaj, është paguar 121 euro e 50 cent. Si deputet në Kuvendin e Kosovës ai paguhet mbi 18 mijë e 700 euro brenda një viti.
Nga janari i këtij viti deri më 22 mars 2021, sa ka qenë ministër i shëndetësisë, Zemaj është paguar mbi 3 mijë e 160 euro, gjatë kësaj periudhe ai ka qenë edhe anëtar i Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për të cilën ka deklaruar se është paguar mbi 2 mijë e 180 euro.
Sa i përketë pasurisë së palujtshme deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se posedon shtëpi në vlerë 200 mijë euro, dy banesa, njëra në vlerë 70 mijë euro ndërsa tjetra 72 mijë euro si dhe tokë pune në vlerë 150 mijë euro. Të gjitha këto Zemaj i ka të deklaruara në pronësi të përbashkët.
Gjatë vitit të kaluar ai ka blerë veturë në vlerë 13 mijë e 500 euro.
Në bankë Zemaj posedon 1 mijë e 500 euro.
Anëtarja tjetër e komisionit, Miljan Nikoliç, posedon dy banesa. Njëra në vlerë 140 mijë euro ndërsa tjetra në vlerë 30 mijë euro.
Ndërsa ka deklaruar se ka shtëpi të trashëguar nga prindërit në vlerë 30 mijë euro. Të trashëguar ajo gjithashtu e ka të deklaruar edhe një veturë “Golf” në vlerë 3 mijë euro.
Në bankë ajo ka deklaruar se mbanë mbi 80 euro.
Nga buxheti i Kosovës Nikoliç paguhet mbi 21 mijë e 640 euro.
55 mijë euro ka vlerën shtëpia së bashku me oborr e anëtarës së komisionit, Labinotë Demi – Murtezi.
Përveç kësaj, ajo ka deklaruar se në pronësi të bashkëshortit të saj është edhe toka në vlerë 35 mijë euro.
Në bankë ajo posedon mbi 5 mijë e 500 euro, ndërsa ka deklaruar se gjatë vitit 2015 ka blerë veturë në vlerë 5 mijë e 500 euro.
Për një vit ajo paguhet mbi 22 mijë e 200 euro nga buxheti i Kosovës.
Ditë më parë dyshohet se ia vodhën 50 mijë euro kesh në shtëpi, anëtarit tjetër të Komisionit për Shëndetësi, Mirsad Shkreta.
Ai nuk pati deklaruar se posedon 50 mijë euro para kesh në Agjencionin Kundër Korrupsion, mirëpo ka deklaruar se në bankë ka mbi 100 mijë euro.
Sa i përketë pasurisë së tij të palujtshme, Shkreta ka shtëpi me oborr në vlerë 200 mijë euro, banesë në vlerë 70 mijë euro si dhe katër lokale afarise në vlerë mbi 160 mijë euro.
Në pronësi të përbashkët ai ka deklaruar se një vit më parë ka blerë veturë në vlerë 25 mijë euro.
50 përqind e aksioneve i takojnë Shkretës në ordinancën “Integrident” në pronësi të tij.
Nga buxheti i Kosovës ai paguhet rreth 20 mijë euro për një vit, mbi 12 mijë e 500 euro paguhet nga Kolegji “UBT” ndërsa 3 mijë e 600 euro përfiton nga bizensi i tij.
Banesë në vlerë 30 mijë euro, toka në vlerë rreth 20 mijë euro posedon në pronësi të tij, deputeti njëherish anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Burime Meta. Ndërsa në pronësi të prindërve të tij ai ka deklaruar një banesë tjetër në vlerë 35 mijë euro, truall në vlerë 30 mijë euro si dhe tokë punuese në vlerë 70 mijë euro.
Nga buxheti i Kosovës ai paguhet rreth 18 mijë euro në vit, nga klinika private “Keg Clinic” 900 euro ndërsa nga klinika tjetër private “Vene- Lab” paguhet 800 euro.
Sa i përketë meditjeve ai është paguar mbi 555 euro.
Deputeti, Haxhi Avdyli, gjithashtu është i angazhuar si neurokirurgë në dy spitalet private.
Nga spitali Amerikan ai paguhet 877 euro ndërsa ka deklaruar se nga vizitat familjare mjekësore ai është paguar 1 mijë euro.
Ai posedon 16 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare në vend.
Në pronësi të përbashkët Avdyli ka shtëpi në vlerë 200 mijë euro, banesë në vlerë 120 mijë euro si dhe villa malore në vlerë 50 mijë euro.
Gjatë vitit 2019 deputeti ka deklaruar se ka blerë veturë në vlerë 20 mijë euro.
Pasuri të palujtshme në vlerë qindra, mijra euro ka deputetja Floretë Zejnullahu, e cila është anëtare e Komisionit për Shëndetësië dhe Mirëqenje Sociale.
Banesat, fabrika e tokat bujqësore të cilat janë në pronësi të përbashkët kalojnë shifrat miljonshe.
Zejnullahu posedon dy vetura, njëra në vlerë 15 mijë euro ndërsa tjetra në vlerë 6 mijë euro, ndërsa pajisje bujqesore ajo ka në vlerë 55 mijë euro.
Ajo është aksionare 100 përqind në fabrikën e saj familjare “NTP Agronomia” për të cilën ka deklaruar se është jashtë funksionit.
Sa i përketë parave të gatshme ajo është zotëruese e rreth 3 mijë euro ndërsa nga buxheti i Kosovës për një vit ajo paguhet rreth 21 mijë euro.
Anëtari tjetër i komisionit për shëndetësi, Bekim Haxhiu, përvec pozitës si deputet ai është profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Uninversitetit të Prishtinës si dhe në një kolegj privat ndërsa si fizioterapeut në QKUK ai ka punuar deri më 23 mars 2021.
Sipas deklarimit të tij, Haxhiu posedon shtëpi të trashëguar në vlerë 120 mijë euro, truall në vlerë 150 mijë euro, tokë në vlerë 100 mijë euro si dhe lokal në vlerë rreth 46 mijë euro.
Një vit më parë deputeti ka blerë makinë “Audi Q7” në vlerë 61 mijë euro. Në bankë ai ka mbi 4 mijë euro para të gatshme.
Si invalid i UÇK-së ai paguhet për një vit rreth 4 mijë euro ndërsa nga paga e Kuvendit të Kosovës rreth 18 mijë euro.
Ndërsa nga UP ai paguhet 205 euro në muaj, nga kolegji privat mbi 15 mijë e 600 euro, nga mëditjet 310 euro nga ShSKUK 425 euro si dhe nga qiraja ai përfiton 600 euro në muaj.
Si specialist në Klinikën Infektive në QKUK, Shemsedin Dreshaj, paguhet mbi 2 mijë e 500 euro në vit, si deputet ai paguhet mbi 16 mijë e 700 euro ndërsa si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP ai paguhet mbi 4 mijë e 200 euro.
Nga kursimet, Dreshaj ka deklaruar se ka blerë shtëpi vikendi në vlerë 10 mijë euro, shtëpi banimi në vlerë 215 mijë euro, gjatë vitit 2007 ai ka blerë toka në vlerë 40 mijë e 300 euro.
Deputeti posedon një veturë në vlerë 6 mijë euro ndërsa të kursyera ai ka mbi 33 mijë euro.
Ai është pronar në Ordinancën “Shemsedin Dreshaj B.I” me 100 përqind të aksioneve.
Anëtarja e Komisionit, Samra Ilijazi nga Kuvendi i Kosovës paguhet mbi 15 mijë e 600 euro, nga komisioni mbi 1 mijë e 500 euro, nga meditjet mbi 1 mijë e 800 euro, si dhe nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit ajo ka është paguar 550 euro.
Në institucionet financiare ajo mbanë 1 mijë e 950 euro para të gatshme. Ajo ka shëpi banimi në vlerë 100 mijë euro.
Gazeta Shneta ka deklaruar edhe për pasurinë e Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, për Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Po ashtu gazeta ka raportuar edhe për pasurinë e drejtorëve të spitaleve rajonale, drejtorëve të QKUK-së si dhe shefave të administratës në QKUK./Gazeta Shneta/