Doktoresha nga Podujeva, Rina Tahiri, u bë shkas për shpëtim të jetës së një pacienti.
Tahiri, pas intervenimit të shpejtë drejt ndihmës së parë, ajo e shpëtoi pacientin pas një ataku kardiak që kishte pësuar, shkruan Gazeta Shneta.
Komuna e Podujevës, në krye me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, i ka ndarë mirënjohje doktoreshës Tahiri.
“Profesionalizmi i lartë i treguar në momente kritike ishte vendimtar në shpëtimin e jetës së pacientit. Në shenjë vlerësimi e falënderimi për punën dhe angazhimin Drejtoria e Shëndetësisë i ndanë mirënjohje doktoreshës Rina Tahiri dhe stafit ndihmës për intervenimin e shpejtë dhe shpëtimin e jetës së pacientit” u shpreh Veliu.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Podujevës:
Drejtori Veliu i dhuroi mirënjohje doktoreshës Tahiri për shpëtimin e jetës së pacientit
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, ka pritur sot në zyre doktoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Rina Tahiri, e cila pak ditë më parë ka shpëtuar jetën e një pacienti me intervenimin e saj të shpejtë në dhënien e ndihmës së parë, pas një ataku kardiak që ka pësuar një pacient.
Drejtori Veliu tha “Profesionalizmi i lartë i treguar në momente kritike ishte vendimtar në shpëtimin e jetës së pacientit. Në shenjë vlerësimi e falënderimi për punën dhe angazhimin Drejtoria e Shëndetësisë i ndanë mirënjohje doktoreshës Rina Tahiri dhe stafit ndihmës për intervenimin e shpejtë dhe shpëtimin e jetës së pacientit”.
Drejtori Veliu po ashtu theksoi se si institucione lokale e si qytetarë “U jemi shumë falënderues stafit mjekësor për punën e madhe që po e bëjnë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Podujevës”.
07.07.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim