Fillimi i javës së ardhshme do të shënojë një mot stabil, me kthjellime. Ndërkaq, në pjesën e dytë të javës pritet të ketë mot të nxehtë dhe temperatura deri në 35C.
Temperaturat minimale pritet të jetë 13C të hënën deri në 19C të premten, kurse maksimalet do të jenë 28C e 30C, kurse të premten do të shënojnë rritje deri në 35C e 36C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullima.
16.08 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e vende-vende mundësi për rrebeshe me bubullima.
17.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
18.08 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
19.08 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/