Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VIDEO: QKMF në Ferizaj në mungesë të tretësit për infuzion dhe hapësirës së ngushtë

Lajme 23/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare më saktësisht në dhomën e intervenimeve apo infuzioneve janë vetëm gjashtë shtretër të cilët janë të pamjaftueshëm në krahasim me numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

Mbrëmë në këtë qendër me dhjetra qytetarë kanë pritur në radhë për të marrë infuzion e përveç pritjes pacientët janë ballafaqur edhe me mungesë të tretësve fiziologjike NACl, të cilët janë detyruar t’i blejnë.
Me mungesë së tretësve fiziologjik NACl 0.9% kjo qendër është duke u ballafaqur tash e pesë muaj me radhë.

Drejtoresha e QKMF-së, Nadire Ymeri, sqaron se për shkak të numrit të lartë të pacientëve për të marrë infuzion Operatori Ekonomik nuk ka arritur t’i plotësoj të gjitha kërkesat për furnizim me tretës.

“Edhe pse kemi kontratë të lidhur me OE për furnizim me terapi ampullare(edhe tretje fiziologjike për infuzione), për shkak të numrit të madh të rasteve për infuzione,duke përfshirë edhe pacientët që vijnë nga Spitali dhe nga ordinancat private ka qenë e pamundur për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e pacientëve për infuzione ,kur nga ana tjetër nga MSh që nga muaji Mars nuk kemi pasur furnizim me tretje fiziologjike NaCl 0.9%,me përjashtim të tretjeve të Glukozës 5% që jemi furnizuar në muajin Korrik me 333 copë”, bëri të ditur Ymeri në një prononcim për Gazetën Shneta.

Fluksin e qytetarëve e dëshmon më së miri video e dërguar nga pacientët në adresën e Gazetës Shneta.

Në video shihet një prind i cili mban në dorë fëmijën e tij i cili ka nevojë për infuzion ndërsa gjashtë shtretërit e tjerë janë të mbushur me pacientë.

https://gazetashneta.net/wp-content/uploads/2022/08/video-1661262742.mp4

Përveç videos qytetarët kanë dërguar edhe fotografi në të cilën shihen me dhjetra pacientë duke pritur në radhë për infuzion.

Ymeri thotë se në koridorin e qendrës pacientët kanë qenë duke pritur për vizita mjekësore mirëpo sipas burimeve të Gazetës brenda QKMF-së të gjitha pacientët kanë qenë në pritje për infuzion, por për shkak të hapësirës së ngushtë kanë pritur në pjesën tjetër dhe jo në dhomën e infuzioneve.

Drejtoresha e qendrës thotë se me ardhjen e bashkëatdhetarëve nga diaspora fluksi i pacientëve është rritur për shkak të virozave të ndryshme dhe patologjive tjera për të cilat thotë se kanë ndikuar edhe temperaturat e larta si dhe intiksikacionet me ushqim.

“MadeKos” furnizues me terapi ampulare dhe infuzioneve në QKMF

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj rreth një muaj më parë ka nënshkruar kontratë me Operatorin Ekonomik “MadeKos” për furnzimi me terapi ampulare dhe infuzione për këtë qendër.

Nga kjo kontratë e nënshkruar ndërmjet QKMF-së dhe “MadeKos”, Komuna e Ferizajt ka paguar 29 mijë e 896 euro.

“MadeKos” do të furnizoj QKMF-në me terapi ampulare dhe infuzione për dy vite në baza mujore.

Gazeta gjithashtu pati raportuar se në këtë qendër ka mungesë edhe të barnave. /Gazeta Shneta/

QKMF në Ferizaj në mungesë të Jodit dhe 16 llojeve të barnave nga lista esenciale

Artikulli paraprakPakistanezja që “shpëton” përdoruesit e drogës
Artikulli i rradhës QKMF në Ferizaj hapë tender në vlerë 70 mijë euro për furnizim me pajisje mjekësore

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.