Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dështimi i Ministrit Latifi për ta sjellë në Kuvend Projekt- Ligjin për Rregullimin e Çmimit të Barnave

Lajme 01/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Projekt- ligji për rregullimin e çmimit të barnave nuk është sjellë në Kuvend gjatë muajit shtator, ashtu siç ka premtuar Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në seancën parlamentare të mbajtur më 29 korrik 2022, nuk pati kaluar Projekt – Ligji për rregullimin e çmimit të barnave medicinale të inicuar nga deputetja Floretë Zejnullahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ky Projekt – Ligj nuk është përkrahur nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta ka bërë të ditur se Draft – Ligji është  hartuar brenda afateve të përcaktuara.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pati premtuar se para përfundimit të muajit shtator do të sjellë në Kuvend Projekt – Ligji për Rregullimin e Çmimit të Barnave Medicinale “sipas planit tonë duhet të jenë të dorëzuar deri më 30 shtator, mirëpo ne do të bëjmë edhe më herët për shkak se kemi bërë avansime të shkëlqyera”.

“Projekt- Ligji për rregullimin e çmimit të barnave është kryer. Është jashtëzakonisht i mirë dhe ju keni me pas shancën ndoshta me shtu diçka me jek diçka, por keni me pas shancën që të bëjmë ligjin më të mirë. Unë po pajtohem me të gjithë juve që ne duhet të bëjmë ligj, vetëm ne dhe Bjellorusia nuk kemi ligj për këtë. Do ta bëjmë dhe do ta lexojmë në seancën vjeshtore të Kuvendit të Kosovës”, pati thënë ministri para deputetëve të Kuvendit më 29 korrik 2022.

Edhe pse kanë kaluar dy muaj Projekt- Ligji për Rregullimin e Çmimit të Barnave Medicinale nuk është sjellur në Kuvend.

Ndonëse Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka Ligj për përcaktimin e çmimit të barnave medicinale megjithatë që nga viti 2019 është në fuqi Udhëzimi Administrativ përmes së cilit parashihej përcaktimi i çmimit të barnave medicinale por asnjëherë nuk gjeti zbatim.

Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Shneta patën thënë se për shkak të pamundësisë për të siguruar listën e barnave referente zyrtare të çmimit të barnave nga disa shtete, Udhëzimi Administrativ Nr.02/2019 nuk kanë mundur ta zbatojnë.

Përmes këtij Projek- Ligji parashihet të përcaktohen çmimet për qarkulluesit me pakicë dhe shumicë të produkteve medicinale, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing, mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike. /Gazeta Shneta/

Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e çmimit të barnave që nuk u zbatua kurrë

Artikulli paraprakSpitali Rajonal në Gjilan përfiton donacion 5 milionë euro për renovimin e objekteve nga LuxDev
Artikulli i rradhës Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga viti 2011

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.