Nepset gjatë shtatzënisë janë të pranishme tek çdo grua. Mirëpo, e vërteta se nga çka shkaktohen këto nepse, ende nuk dihet.
“Ndërsa dëshirat për shtatzëninë janë shumë të zakonshme, ne nuk e dimë saktësisht pse ndodhin,” thotë Janine Higbie për Verywell Family.
Higbie shpjegon se ka disa teori prapa fenomenit, duke përfshirë idenë se dëshirat janë të lidhura me ndryshimet hormonale që ndikojnë në perceptimin e shijes, ose se ushqimet që dëshirojmë janë një përgjigje ndaj mangësive ushqyese. Shumë dëshira mund të rrjedhin nga faktorë kulturorë ose psikosocialë, shton Higbie.
Në anën tjetër, Jennifer Wong, pajtohet me faktin se kultura mund të ndikojë në nepset gjatë shtatzënisë.
“Ushqimet specifike që dëshirojnë zakonisht varen nga sfondi kulturor i individit dhe mund të ndikohen nga komuniteti dhe dëshirat e shpeshta të diskutuara për ushqim gjatë shtatzënisë, të tilla si turshitë dhe akullorja në SHBA”, thotë ajo. Dr. Wong.
Hulumtimet kanë zbuluar se shumica e nepseve ndodhin gjatë tremujorit të parë, me rreth 76%.
Nepset ka tendencë të arrijë kulmin gjatë tremujorit të dytë (kur shumica e shtatzënave raportojnë se janë më të uritur!) dhe priren të pësojnë rënie në fund të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/