Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitija thotë se Avdyli s’do bëhet ministër, reagon deputeti: Jam komod në këtë pozitë

Lajme 08/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli ka folur pasi shefja e partisë së tij tha se do ta propozojë për ministër të Shëndetësisë.

Avdyli ka thënë se përmendja e emrit të tij për ministër po bëhet nga njerëz dashamir dhe i falënderon ata që e konsiderojnë si të denj për këtë pozitë, shkruan Gazeta Shneta.

“Asnjëherë nuk kam tentuar dhe askush nuk po bën hajgare. Më shumë janë përmendje e insistim e te mediave e njerëzve dashamir. I falenderoj të gjithë ata që kanë konsideratë që jam i denjë për atë pozite. Por i nderuar Bujar, unë jam komod në pozitën e deputetit dhe nga aty po mundohem të jap kontribut me aq sa po mundem e aq sa po di për shëndetësinë dhe proceset tjera”, ka deklaruar Avdyli.

Ai është shprehur kështu në një koment në statusin e gazetarit Bujar Vitija i cili tha se Lista Guxo e dijnë se Avdyli nuk mund të bëhet ministër, por po e propozojnë atë për të bërë hajgare.

“Haxhi Avdyli mbreme kryetarja e Guxo tha se do ta propozoj emrin tend per minister. Me sa e di marreveshja e koalicionit nuk ju mundeson te keni edhe nje ministri ne Qeveri. T’u e pas parasyshe kete fakt nuk e kuptova deklaraten e Gervalles”, ka shkruar Vitija në komentin e tij.

Ndryshe mbrëmë në një intervistë bashkëkryetarja e Listës Guxo Donika Gërvalla tha se do t’ia propozojë Kurtit emrin e Avdylit për ministër.

“Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do ti shërbente këtij institucioni…Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim. Prandaj shprehjet e mendimit individual të deputetëve janë shumë të mirë se ardhura. Unë mendoj që Burim Meta e ka pasur në mendje Haxhi Avdylin. Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, shtoi ajo në televizionin publik.

Emrat për ministrin e ardhshëm të shëndetësisë po përfliten pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga kjo pozitë. Aktualisht kryeministri Albin Kurti e ka emëruar ud. të ministres Dafina Gexha-Bunjakun. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë kuptuarit e gjendjes emocionale kur fëmija humb një anëtar të dashur të familjes
Artikulli i rradhës Pas dorëheqjes Rifat Latifi godet administratën e MSH-së dhe SHSKUK-së, i quan të paaftë dhe joprofesional

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.