Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të kuptuarit e gjendjes emocionale kur fëmija humb një anëtar të dashur të familjes

Psikologji 08/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur fëmija humbet vëllain apo motrën, shkruan Lira Gjika.

Prindërit që përjetojnë humbjen e një fëmije kalojnë nëpërmjet një ndjenje hidhërimi të thellë, që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Por nëse këta prindër kanë një apo disa fëmijë të tjerë, nëpër atë hidhërim që përjetojnë, duhet të kujtohen që janë edhe prindërit e fëmijës apo fëmijëve të tjerë, që si ata, po përballen me vdekjen dhe humbjen e rëndë e të frikshme.

Kjo humbje e vëllait apo motrës dhe dëshpërimi pa fund i prindërve, krijon te ata gjëndje hutimi, frike, faji, boshllëku dhe malli. Ajo që është më e keqja në këto gjëndje, fëmijët nuk arrijnë ta artikulojnë pështjellimin që përjetojnë.

Një zakon i keq, që ne praktikojmë ende në raste të tilla, është përjashtimi i fëmijëve nga zija dhe heshtja në sy të tyre. Të gjithë mendojnë se fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë asgjë dhe kështu, nuk ka kuptim të flitet. Për fat të keq kjo është mënyra më e keqe e të trajtuarit të fëmijës apo fëmijëve. Kjo mënyrë e lë fëmijën vetëm me ndjesitë e veta të paemërtuara, që vetëm shtojnë distancën prind fëmijë dhe të ndjerit i huaj në familje.

I lemë fëmijët vetëm në këtë gjëmë që mezi e përballojnë të rriturit, të cilëve ka raste që u duhen vite të dalin nga gjendja e zisë. Të rritur, duhet ta dini që fëmijët vuajnë më shumë se se vetë të rriturit. Në rradhë të parë kanë humbur vëllanë apo motrën, që rëndohet edhe më shumë me faktin e përjashtimit nga kjo ngjarje, kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë dhe më shumë se kushdo tjetër për të kuptuar se çfarë po ndodh? Pse ndodhi? Po ai kishte faj? Po atij a do ti ndodhë?

Pra gjithë këto pikëpyetje dhe askush nuk i gjendet pranë për ti dhënë një përgjigje. Dhe për ta plotësuar kuadrin, asnjë i rritur nuk është pranë tij, për ta pyetur se çfarë ndien nga kjo eksperiencë kaq e rëndë? Të rritur, mos i lini vetëm fëmijët në gjëma të tilla kaq të vështira.Lira Gjika

Artikulli i botuar është plotësisht i autores dhe nuk ka ndërhyrje apo ndryshim nga ana e redaksisë së Gazetës Shneta.

Artikulli paraprakÇfarë është regresioni i gjumit tek fëmijët?
Artikulli i rradhës Vitija thotë se Avdyli s’do bëhet ministër, reagon deputeti: Jam komod në këtë pozitë

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.