Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas dorëheqjes Rifat Latifi godet administratën e MSH-së dhe SHSKUK-së, i quan të paaftë dhe joprofesional

Lajme 08/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi pas dorëheqjes nga kjo pozitë, ka goditur administratën e ministrisë që ka udhëhequr si dhe menaxhmentin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Latifi ka thënë se këto dy institucione udhëhiqen nga njerëz që kanë mungesë totale të aftësisë menaxheriale, si dhe kanë menaxhim diktatorial.

“Mungesë totale të aftësive menaxheriale e lidershipit të SHSKUK,  që e pamundëson ta zhvillojë këtë institucion;  Mungesa e profesionalizmit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë, të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keq menaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës dhe menaxhim diktatorial i administratës, që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim”, thuhet në një raport të bërë nga vet ministri për sfidat dhe të arriturat e tij gjatë periudhës sa ishte ministër.

Latifi tutje ka shtuar në këtë raport se buxheti i vogël në shëndetësi dhe mungesa e projekteve kapitale për vitin 2022 ishte shembull i neglizhencës në këtë sektor.

Latifi në anën tjetër ka përmendur edhe disa të arritura që sipas tij janë bërë gjatë mandatit të tij. Ai ka thënë se ka arritur që t’i sigurojë afër 15 milionë euro fonde nga LuxDev, rreth 800 mijë euro donacion pajisje kirurgjike pediatrike nga Italia, 1 milion për Telemjekësi për të cilat nuk ka treguar se kush do t’i dhurojë, si dhe mundësi të edukimit të stafit klinik në disa vende.

Furnizimin me barna dhe material shpenzues poashtu i ka renditur si të arritura të tij, si dhe bashkimin e klinikave të Kardiologjisë dhe shërbimit të Kardiologjisë Invazive.

Në vegzën në vazhdim e gjeni të plotë dokumentin e plotë me raportin e shkruar nga Latifi për sfidat dhe të arriturat e tij: Te-gjeturat-sfidat-dhe-te-arriturat-e-Ministrise-se-shendtsise-Djetor-2021-Shtator-2022-LB

Kujtojmë se Latifi dha dorëheqje para dy ditësh nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Ai është ministri i dytë i dorëhequr nga kjo pozitë në Qeverinë Kurti. Aktualisht ud. e ministres është emëruar Dafina Gexha-Bunjaku. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitija thotë se Avdyli s’do bëhet ministër, reagon deputeti: Jam komod në këtë pozitë
Artikulli i rradhës Kirurgu Valbon Gashi u prezantua me dy kumtesa në Kongresin botëror të Flebologjisë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.