Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si u bën të njohura barnat e diabetit për humbjen e peshës në SHBA

Jetë 01/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekziston një mani për përdorimin e barnave të diabetit Ozempic dhe Wegovy për humbje peshe midis elitave dhe personazheve të famshëm që nuk kanë diabet ose obezitet.

Ozempic nuk është i miratuar nga FDA për humbje peshe, ndërsa Wegovy është miratuar në vitin 2021 për menaxhimin kronik të peshës tek njerëzit që kanë obezitet, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Të dy barnat tani janë në mungesë, duke prekur potencialisht pacientët që kanë nevoja mjekësore.

Personat e famshëm dhe influencuesit po konkurrojnë për një bari për diabetin e tipit 2- Ozempic (me substancën aktive semaglutide)- si një zgjidhje e shpejtë për humbjen e peshës, edhe pse ata mund të mos kenë nevojat mjekësore për të.

Hashtagu #OzempicWeightLoss tani ka mbi 84 milionë shikime në TikTok, me shumë nga videot që spekulojnë se ‘Kim Kardashian ka përdorur Ozempic’.

Dhe furia e humbjes së peshës ka çuar në një mungesë furnizimi të Ozempic.

Në fillim të këtij muaji, Elon Musk tha në Twitter se sekreti i tij për humbjen e peshës është abstenimi nga ushqimi dhe Wegovy, një tjetër bari për diabetin që përmban semaglutide – i njëjti përbërës aktiv i përdorur në Ozempic.

Wegovy është i miratuar nga FDA për humbje peshe tek njerëzit me obezitet dhe aktualisht është në mungesë.

Ky obsesion mbi barnat e mrekullueshme për humbjen e peshës nuk është i ri.

“Këto barna funksionojnë në modë. Më i fundit dhe më i madhi është semaglutide.” tha Dr. Steven Heymsfield, për burimin Very Well Health.

Semaglutide është në një klasë të barnave të njohura si agonistët e receptorit GLP-1. Këto barna janë zhvilluar për trajtimin e diabetit të tipit 2 duke nxitur prodhimin e insulinës dhe ulur nivelin e sheqerit në gjak pas një vakti.

Kur administrohen agonistët e receptorit GLP-1, ata dërgojnë një sinjal shtypës në hipotalamusin e trurit që rregullon oreksin. Këto barna dihet gjithashtu se kanë efekte anësore të mundshme si nauze dhe diarre.

Medikamentet gjithashtu mund të ndryshojnë preferencat ushqimore të dikujt, gjë që mund t’i bëjë ushqimet e përpunuara më pak tërheqëse, sipas Dr. David C. W. Lau, nga Universiteti Calgary. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIsh- deputeti Geci ankohet për papastërtinë në Gjinekologji, reagon ShSKUK
Artikulli i rradhës SHSKUK i hapi sallat e reja të ortopedisë pa pëlqimin e Inspektoratit Sanitar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.