Si rezultat i nivelit të lartë të sheqerit gjatë shtatzënisë suaj, ju mund të përballeni me diabetin gestacional. Por, cfarë e shkakton diabetin gestacional?
Gjatë shtatzënisë suaj, trupi juaj mund të prodhojë hormone për të mbështetur shtatzëninë tuaj dhe gradualisht mund të shtoni peshë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Si rezultat, trupi juaj ka nevojë për insulinë shtesë, një hormon i prodhuar në pankreas, për të qenë në gjendje të përdorë glukozën në ushqimin tuaj për energji.
Por, gratë shtatzëna mund të zhvillojnë një rezistencë ndaj insulinës, që do të thotë se qelizat e tyre nuk e përdorin insulinën me aq efektivitet sesa zakonisht.
Si rezultat i kësaj vjen deri tek diabeti gestacional.
Zakonisht, diabeti gestacional largohet pas lindjes së fëmijës suaj, por rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 më vonë. /Gazeta Shneta/


