Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gexha-Bunjaku emëroi dhëndrin e Mimoza Kusari-Lilës në Bordin e Ankesave në AKPM

Lajme 14/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkumbin Spahiu, dhëndri i shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lilës, është emëruar në Bordin e Ankesave në AKPM nga ud.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku.

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, më 31 tetor ka emëruar përbërjen e re të Bordit të Ankesave në Agjencinë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë Bord janë tre anëtarë me mandat tre-vjeçar të cilët emërohen nga ministri i Shëndetësisë bazuar në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Gexha-Bunjaku ka emëruar Meliza Qorraj, Shkumbin Spahiun dhe Gëzim Berishën.

Shkumbin Spahiu është bashkëshorti i motrës së deputetes dhe shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila. Spahiu poashtu është drejtor ekzekutiv në një organizatë joqeveritare e cila bashkëpunon edhe me bashkëshortin e Kusari-Lilës, Arben Lila.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga Gexha-Bunjaku për këtë emërim, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje. Përgjigje nuk kanë kthyer as Spahiu dhe as Kusari-Lila, nëse emërimi është bërë me ndikim politik.

Shkumbin Spahiu bashkë me dy anëtarët tjerë të Bordit të Ankesave gjatë një takimi me ud.kryeshefin e AKPM-së, Sejdë Tolaj.

Bordi i Ankesave në AKPM është organ mjaft i rëndësishëm i cili themelohet bazuar në nenin 8 të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Ky Bord sipas këtij neni, ka përgjegjësi për shqyrtimin e çdo ankese të ngritur nga një subjekt ose person fizik, përkitazi me vendime të nxjerra nga AKPPM, në bazë të këtij ligji dhe akteve nën-ligjore të nxjerra në pajtim me këtë ligj.

Ndryshe ky Bord ka kompetencë për rrëzimin e vendimeve të AKPM-së në lidhje me barnat, qoftë përmes ankesave të kompanive farmaceutike apo individëve.

Sipas vendimit që e ka parë Gazeta, Bordi do të kompensohet për punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që në institucionet shëndetësore marrin pozita njerëz të lidhur me Kusari-Lilën. Më parë Gazeta ka raportuar se Albert Lila ish-kandidati për deputet nga partia Alternativa e cila udhëhiqet nga Mimoza-Kusari-Lila dhe kushëri i bashkëshortit të Kusari-Lilës, ishte përzgjedhur drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDuraku thotë se po shantazhohet nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së, publikon disa foto të laboratorit të internos në gjendje të tmerrshme
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare, specialisti i Radiologjisë

Ju sugjerojmë

Spitali i Pejës: 120 dhurues vullnetarë gjatë Javës së Dhurimit të Gjakut

19/06/2026 Lajme

Inspektorati Farmaceutik bllokon infuzionin nga India në SHSKUK, dyshime se ishte jashtë specifikave

19/06/2026 Lajme

Spanja përfshihet nga vala e parë e madhe e të nxehtit, temperatura deri në 45°C

19/06/2026 Lajme

Njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë, Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë – edhe i dyshuari në QKUK

19/06/2026 Lajme

Mbi 1,650 vizita në tre muaj, Klinika e Hematologjisë shënon rritje të kërkesave për kontrolle specialistike

19/06/2026 Lajme

Mbi 1,500 kimioterapi në tre muaj, Klinika e Hematologjisë synon avancimin e kapaciteteve diagnostike në Kosovë

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.