Infermieri dhe sindikalisti Enlirat Duraku, i cili është një nga kundërshtarët e hapur ndaj disa urdhëresave në SHSKUK, po pretendon se po shantazhohet nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së, për shkak të veprimeve të tij sindikale.
Duraku në një reagim dërguar mediave, ka thënë se ud.drejtoresha e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar përmes asistentes së saj ka kërkuar informacione për pushimin e tij dhe për sindikalistë të tjerë, transmeton Gazeta Shneta.
Kërkesën për këto informacione Duraku e ka konsideruar si shantazh dhe intimidim ndaj tij. Bashkengjitur me reagim, Duraku ka dërguar edhe disa fotografi të laboratorit të internos që shihet në gjendje të tmerrshme.
“Në vend që u.d. Drejtesha e Përgjithshëme e SHSKUK-së, znj. Pranevera Zejnullahu kërkon që përmes poshtërimit, degradimit dhe nënshtrimit të infermierëve të përmirësoj cilësinë e shërbimeve, të kërkoj përmes asistentës së saj informacionet se si unë apo edhe sindikalistët tjerë janë në pushimë, me qëllimin e vetëm shantazhin dhe intimidikin, do ishte më e drejtë ndaj qytetarëve dhe pacientëve që fillimisht analizimi i mostrave të bëhet në ambiente adekuate dhe realisht me rezultate të sakta. Kur të rregullohen këto, pastaj flasim dhe diskutojmë për infermierët në QKUK”, ka shkruar Duraku në reagimin e tij.
Duraku i ka kundërshtuar hapur disa urdhëresa të ud.drejtoreshës së SHSKUK-së lidhur me punën e infermierëve. /Gazeta Shneta/