Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antibiotikët po përdoren në shumë raste pa nevojë, sfidë mbetet blerja e tyre pa recetë

Lajme 16/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka mbajtur konferencë për medie për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike.

Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, tha se sfidë mbetet përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut.

Edhe pse thotë se nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%.

“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme”.

“Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikator të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë se sa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikë e krahasuar. Sfidat kryesore të kësaj fushe në vendin tonë janë përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut”.

“Deri tani MSh-ja ka zbatuar dy plane veprimi për rezistencë antimikrobike. Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim e antibiotikut cefriaxonit”.

Përfaqësuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Edita Haxhiu tha se është i nevojshëm edukim i popullatës për përdorim adekuat të antibiotikëve.

“OBSh e përkufizon rezistencën antimikrobike si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit publik me të cilat përballet i gjithë njerëzimi. Rezistenca antimikrobike nxitet nga dy faktor keqpërdorimi dhe mbipërdorimi, dy faktor të cilët mundemi me i evitua me një përdorim adekuat të antibiotikëve dhe me një përdorim jo të tepruar”.

“Ajo çka ne duhet të gjithë të bëjmë si komunitet është t’i edukojmë së pari popullatën, familjen dhe punëtorët shëndetësor që të jenë të vetëdijshëm dhe të ballafaqohen me sfida dhe t’i kenë ato rregullat e shkruara që duhet t’i ndjekin gjatë punës së përditshme ky është çelësi i suksesit në Kosovës që asnjë antibiotik të mos jepet pa përshkrim të recetës dhe të mos keqpërdoret nga vetë mjeku”

Lul Raka nga IKShPK, tha se në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere do të vdesin 10 milionë njerëz nga mikrobet rezistente, shifër kjo më e madhe sa ata që vdesin nga kancerin, raporton EO.

“Sot në botë gati 5 milionë vdekje lidhen me rezistencën nga antibiotikëve tek infeksionet bateriale, kurse 1 milion e 300 mijë njerëz drejtpërdrejt kanë vdekur nga infeksioni rezistent. Faktori kryesor është keqpërdorimi i antibiotikëve pikërisht atëherë kur nuk ka nevojë, tek më së shpeshti kjo ndodh tek gripi, tek flama, tek infeksionet e rrugëve të sipërme të cilat shumicën e rasteve janë virale nuk ka nevojë me marr antibiotik, mirëpo mungesa e vetëdijes në popullatë dhe besa edhe tek profesionistët shëndetësor masat e pamjaftueshme të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve përdorimi i antibiotikëve në veterinë”.

“Në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere atëherë më shumë do të vdesin njerëz nga mikrobet rezistente, 10 milionë parashikohet të vdesin më shumë sesa nga kanceri”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se kërkohet koordinim i të gjithëve që të parandalohen rreziqet.

“Rezistenca mikrobike është një kërcënim serioz për njerizimin sepse rrezikon arritjet më të mëdha që ka pasur shkenca”.

“Kjo çështje po kthehet në rrezik të madh dhe na prek gjithë shëndetësinë e bujqësinë. Tema bën thirrje për bashkëpunim të gjithë sektorëve që ka rol kritik në ruajtjen e shëndetit publik”.

 

Artikulli paraprakKirurgu plastik që është pronar i një spitali privat lë punën në QKUK, thotë se i bënë presion
Artikulli i rradhës Dështon pika e mbledhjes së Senatit të UP-së ku do të votohej për avancimin e kandidatit për lëndën e kirurgjisë

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.