Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Thellohet skandali i Iljasa Fazliut: Punonte si logoped pa licencë nga Oda e Infermierëve

Lajme 27/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është thelluar skandali i Iljasa Fazliut i cili e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm. Fazliu nuk ka fare licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve

Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë e ka konfirmuar vet OIK përmes një përgjigje për Gazetën, ku kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij.

“Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK”, kanë deklaruar nga OIK.

Iljasa Fazliu është shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti.

Zejnullahu-Raçi sot gjatë ditës nuk ka pranuar të flas për media lidhur me këtë çështje. “Tung”, ka qenë përgjigja që ajo i ka dhënë insajderit.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një audio-incizim ku Iljasa Fazliu në cilësinë e logopedit dëgjohet duke e keqtrajtuar profesionalisht dhe duke abuzuar me një vajzë 5-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tretman tek Fazliu. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDel video: Familjarët duke e rrahur Iljasa Fazliun pas abuzimit me 5-vjeçaren
Artikulli i rradhës Ordinanca e Iljasa Fazliut nuk ishte e licencuar nga MSH, nuk ishte inspektuar as nga Inspektorati

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.