Formulim që përmban 14 vitamina dhe minerale të nevojshme për rritjen fizike, zhvillimin e muskujve, kockave, elementëve të gjakut dhe trurit të bebeve tuaja.
Formula e produktit Wellbaby Multi-vitamin Drops bazohet në kërkimet më të fundit shkencore, me nivele të lëndëve ushqyese të zgjedhura me kujdes për nevojat specifike të foshnjave në rritje.
Wellbaby Multi-vitamin Drops është prodhuar me standarde të larta farmaceutike të kontrollit të cilësisë në Britaninë e Madhe.
Përmban: vitaminë D3, e nevojshme për dhëmbët, zhvillimin e kockave dhe funksionimin normal të sistemit imunitar; hekur, i nevojshëm për zhvillimin e funksioneve konjitive (njohëse); vitaminën A, e nevojshme për shikimin; vitaminën C e cila forcon imunitetin.
Rekomandohet tek fëmijët 4 deri 12 muaj, sidomos tek fëmijët të cilët ushqehen me vështirësi dhe janë tekanjoz.
Nuk përmban ngjyrues dhe as ëmbëlsues artificialë.
Pa alkool.
Pa gluten.
Pa maja.
Pa laktozë.
Nuk testohet në kafshë.

Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore.
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit të këtij produkti nëse fëmija juaj ka ndonjë problem shëndetësor apo nëse ka alergji nga ndonjë përbërës specifik i produktit.
Mund të përmbajë arra.
Produkti përmban hekur, i cili kur merret me tepricë tek fëmijët e vegjël mund të jetë i dëmshëm.
Udhëzime për përdorimin:
-tunde para çdo përdorimi;
-vendos shiringën dozatore tek shishja;
-merr nëpërmjet shiringës 0.5ml solucion;
-hidhini pikat me kujdes në gojën e bebit.
Shiringa lahet, shpëlahet me ujë të bollshëm dhe lihet të thahet. Mos përdorni sterilizues.
Pas hapjes ruhet në frigorifer deri në 3 muaj.


