Tremujori i fundit i shtatzënisë mund të jetë i lodhshëm, e sidomos kur jeni afër datës së lindjes. Mes tjerash, gjetja e një pozicioni për të bërë një gjumë të rehatshëm mund të jetë mjaft sfiduese. E kjo pasi disa prej pozicioneve duhet t’i shmangni.
Të bëni gjumin në shpinë mund është e lejueshme deri në tremujorin e tretë të shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mirëpo, me të hyr në tremujorin e fundit, fjetja në shpinë nuk është e sigurt.
Kjo pasi shtrirja në shpinë rrit rrezikun e zvogëlimit të rrjedhës së gjakut në mitër, gjë për të cilën shkakton komplikime serioze.
“Gjumi në shpinë gjatë shtatzënisë duhet të shmanget në tremujorin e tretë për të shmangur ngjeshjen e venës që kthen gjakun në zemër”, thotë Kim Langdon, gjinekolog.
Përvec kësaj, studimet kanë treguar se fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë ju vë në rrezik për preeklampsi. /Gazeta Shneta/


