Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e barnave në QKUK, barnatoret dhe depot furnizuese shesin citostatikë me shifra marramendëse

Lajme 21/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mungesë të barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), barnatoret dhe depot e barnave kanë bërë tregtimin e tyre në formë ilegale.

Në bazë të burimit IndeksOnline të cilët kanë hulumtuar rastet në fjalë, pavarësisht që barnatoreve nuk u lejohet shitja e citostatikëve të cilët gjenden në listën esenciale, depot e barnave dhe barnatoret kanë shfrytëzuar rastin me mungesat e QKUK-së për të zhvilluar biznes marramendës me shifra të shitjes, përcjell Gazeta Shneta.

Tregtia me barna vazhdon. E në mungesë të barnave në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), barnatoret dhe Depot e barnave e shfrytëzojnë rastin, për të bërë biznes e për të fituar shuma të majme parash, pasi që ato shiten me çmime shumëfish më shtrenjtë se vlera reale.

Megjithëse barnatoreve nuk u lejohet shitja e këtyre barnave të cilat gjinden në listën esenciale, pasi që të drejtën që t’i posedojë ato e ka vetëm QKUK-ja ato gjinden fare lehtë, jo shumë larg QKUK-së.

Nuk është aspak e vështirë për të zbuluar zinxhirin e funksionimit të barnatoreve dhe depove, të cilat bëjnë tregti me barna, me çmime marramendëse.

E në raste kur këto barna mungojnë, pacientet detyrohen vetë të bëjnë zgjidhje, t’i blejnë ato me çmime sado të larta, pasi që përballen me një sëmundje të rrezikshme për jetën.  Pacientët të cilët vuajnë nga kanceri, janë ata të cilët pësojnë më së shumti, pasi që barnat që iu duhen për trajtim shiten me çmime tejet të larta.

Derisa barnat si “Citostatikë” e “Herceptina” nuk lejohen të shitet në tregun tonë dhe se me to mund të furnizohet vetëm QKUK-ja, por ato mund të gjinden fare lehtë.

“IndeksOnline” ka kërkuar ilaçin “Herceptinë” në barnatore dhe ka kuptuar që ai mund të sigurohet fare lehtë. Vetëm se çmimi nuk ishte i njëjtë. Për të pritur disa ditë këtë ilaç, mund ta marrësh me një çmim prej 500 euro. E nëse sigurimi i tij të duhet urgjent, atëherë pacientët duhet të paguajnë rreth 1 mijë euro.

“Tek ne mund ta porositësh por vonon disa ditë. Por çmimin e ka 500 euro. Ndërkaq që të duhet më shpejtë e ke një vend tjetër në një depo, ama aty çmimi është dyfish më i lartë, kushton 1 mijë euro “, na u tha në njërën nga barnatoret në kryeqytet.

Ndërkaq një mjek brenda QKUK-së në kushte anonimiteti i ka thënë “IndeksOnline” se mjeket janë të detyruar tu thonë pacientëve t’i sigurojnë barnat për trajtim të kancerit, kur ato mungojnë në QKUK, pavarësisht sa kushtojnë ato.  Sipas tij kohë më parë pacientët janë detyruar që për t’i siguruar këto barna të shkojnë në Graçanicë dhe në Serbi, por tani e kanë më të lehtë, pasi që të paktën ato i gjejnë në Kosovë.

“Është mirë që disa nga barnatoret tek ne tani i kanë këto barna si Citostatikë e Herceptinë. Pasi që pacientët të paktën nuk duhet të udhëtojnë në Serbi apo Graçanicë, për t’i siguruar ato, ashtu siç kanë bërë kohë më parë. Janë detyruar të dalin dhe jashtë Kosovës për t’i blerë”, tha ai.

 

Artikulli paraprakNga nesër fillon aktiviteti ‘Karvani i Vaksinimit’ kundër COVID-19 dhe gripit sezonal, njofton MSh
Artikulli i rradhës Skleroza Amiotrofike Laterale: Shkaktarët, shenjat dhe rehabilitimi fizioterapeutik

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.