Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët e Gjinekologjisë e quajnë të jashtëligjshëm risistemimin e tyre nga menaxhmenti i klinikës

Lajme 24/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët e Klinikës së Gjinekologjisë kanë dal me një letër drejtuar instancave udhëheqëse në SHSKUK dhe MSH, duke kundërshtuar një risistemim që ka ndodhur para disa javësh nga menaxhmenti i klinikës e cila udhëhiqet nga Zef Ndrejaj.

Rreth 150 infermierëve të reparteve në Klinikën e Gjinekologjisë iu janë ndërruar vendet e punës. Kjo po konsiderohet se është në kundërshtim me Ligjin e Punës, shkruan Gazeta Shneta.

Së paku kështu thuhet në një letër ankese e cila është nënshkruar nga infermierët dhe e njëjta është deponuar në Komisionin e Ankesave në SHSKUK.

“Është fakt i pakontestueshëm se Ligjin nr. 03/L-2022 i punës ka përcaktuar dispozita të veçanta në lidhje me procesin e sistemimit të punësuarve nga ana e punëdhënësit, që në rastin tonë konkret nuk është bërë asnjë veprim në përputhje me këto dispozita”, thuhet në këtë ankesë.

Infermierët kanë kërkuar që risistemimi i tyre të bëhet konform kontratës së punës, aktit të brendshëm dhe dispozitave të Ligjit të Punës.

Ndryshe këtë risistemim ata e kanë konsideruar si degradim dhe dëmtim të imazhit të infermierëve të klinikës.

Gazeta për këtë çështje ka kërkuar sqarime më 5 dhjetor nga drejtoria e SHSKUK-së dhe drejtori i Klinikës Zef Ndrejaj, por asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSkandali me foshnjën: Shala shkarkon drejtorin mjekësor dhe drejtorin për infermieri
Artikulli i rradhës Trajtimi bashkëkohor fizioterapeutik tek gjendjet Neuro-Ortopedike të qafës

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.