Teknologjia ultrasonografike diagnostike ka arritur nivele të papara.
Kjo po i ndihmon mjekët në diagnostifikim më të shpejtë dhe më të saktë, teksa gjinekologët po i ndihmon edhe në krijimin e lidhjeve psikologjike nënë dhe fryt në ardhje, si dhe krijimin e kujtimeve më të mira nga pritja e ëmbël.
Një imazh si në përalla na vjen nga Klinika Medica+ në Prishtinë, ku Dr. Afrim Veliu i dhuroi një kujtim përallor nënës në ardhje me imazhin artistik të frytit në ardhje, shkruan Gazeta Shneta.
Medica+ sjell edhe imazhe 5D nga java e 9’të e shtatzënisë, ku vërehen qartë definimet e frytit tuaj edhe pse në moshë shumë të re gjestacionale.
Pamjet realistike të bebit tuaj në ardhje janë të shumta në këtë klinikë, me prindërit që mund të fillojnë qysh herët hamendësimet se cilit prind i ka ngjarë më shumë fryti. Imazhi i mëposhtëm vjen nga java e 32’të e shtatzënisë.
Përvec të dhënave të tjera, me teknologjinë më të re që e posedon Medica+ në Prishtinë, vërehet qartë edhe strukturat e tjera të bebes suaj në ardhje, duke ju mundësuar juve të keni informata më të sakta rreth shëndetit të saj/tij. /Gazeta Shneta/