Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtoresha e Infermierisë në Pejë: Shkarkimi im u bë për të rehatuar militantët

Lajme 26/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha e Infermierisë së Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Hidajete Krasniqi, ka reaguar pas lajmit për shkarkim nga detyra, nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit Dr. Fazli Shala.

Në reagimin për media dhe opinion, Krasniqi ka sqaruar kronologjinë e rastit të rëndë të frytit të vdekur, përderisa ka siguruar se ligjërisht shkarkimi i saj është i gabuar dhe ata të cilët ndërlidhen me rastin, sipas Krasniqit, kanë mbetur në pozita.

Largimin apo dorëheqjen si akt moral, Krasniqi në reagim ja ka përmendur vet drejtorit aktual Dr. Fazli Shala.

Reagimi i plotë:

“REAGIM dhe SQARIM rreth njoftimit për shkarkimin tim nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë, për të cilin u njoftova nga Facebook-u i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

Të nderuara media,

Të dashur miq, familjarë e bashkëpunëtorë,

Para të gjithë titujve, pozitave e gradave, njeriu ndjehet shumë i vogël nga madhështia e titullit që ta jap populli yt.

Tepër relative mbetet çështja e pozitave, përpara misionit që ja kemi vënë vetës nga momenti kur kemi veshur mantelin e bardhë e që fatkeqësisht në të njëjtin mision përpos që u dështua dhe ngjarja u kthye në fatkeqësi sot edhe e politizuam skajshëm. Krejt kjo me ndërhyrjen e politikës!

Personalisht dhe nga pozicioni i punës, jam ndjerë tejet keq dhe e shokuar me rastin që ka ndodhur me frytin e vdekur dhe mënyren se si është trajtuar ky fryt.

Kam bashkëndjerë dhe bashkëndjejë me familjen e dëmtuar dhe të gjithë popullatën.

Nën betim ju siguroj edhe publikisht, që unë Hidajete Krasniqi – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nga momenti i parë, personalisht kam insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

Deri më dje (e Premtë) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim.

Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!

Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkarkuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje.

Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit, në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet.

Si udhëheqe e Infermerisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë së bashku me kolegët besoj, ja kemi dalur që të jemi shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

I falenderojë të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve.

Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin.

Njoftoj opinionin publik, mediat dhe në këtë rast edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij, të cilët e kanë këshilluar keq se në afatin më të afërt do ti drejtohem organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Me respekt, Hidajete Krasniqi-Spitali i Përgjithshëm Pejë”-thuhet në reagimin e Krasniqit.

 

Artikulli paraprakNjë grua nga Shtimja vdes në QKUK, policia nis hetimet
Artikulli i rradhës Imazhi i vitit na vjen nga Klinika Medica+, pamje përallore e frytit në ardhje

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.