Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali ‘Ortomedica’ i lëshoi profaturë pacientit fiktiv në emër të të cilit u kërkuan para për shërim

Lajme 27/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emisioni ‘Expose’ prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.

Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.

Për të nisur aferën e mashtrimit, personat e inkriminuar siguruan një pro faturë nga spitali privat në Prizren, “Ortomedica”. Nga aty, për t’iu shmangur përgjegjësisë për rastin në fjalë, vendosen të sqaroheshin për Expose, pikë për pike, se si ishin bindur për të lëshuar pro-faturë në emër të Ardit Gashit, me vetëm dy dokumente. Letërnjoftimin si dhe një dokumentacion të biopsisë, të cilët ishin dërguar përmes aplikacionit Viber.

“Neve dokumentacioni e biopsisë së pacientit e kemi, dhe pasi që na dërguan raportin e radiologut në gjuhën angleze, bashkë me leternjoftimin e pacientit. Në raport thuhet se është dyshu për një tumor shumë te rrezikshëm, por ka dalur pastaj një tumor tjetër. Kërkuan me urgjencë pro-faturë, sepse djali thanë se është i hospitalizuar në Beogradë, kurse tek ne i treguam se kushton 25 mijë euro. Na premtuan se shumë shpejtë do të dergojnë rentgenet dhe rezonancat. Me gjithë insistimet tona, që ti sjellin ato për të kryer operacionin, mirëpo ata vazhdimisht ndërronin fjalët. Ishin me pretekstin se janë në Beogradë dhe do të kthehemi të dielen, pastaj na thanë të martën, pastaj filluam të dyshojmë dhe e kontaktuam të martën dhe i thamë se kjo pro-faturë nuk vlenë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Nga ky spital privat, tutje sqarojnë se praktikë të tillë kanë bërë edhe në të kaluarën për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe nevojes urgjente për të siguruar mjetet financiare.

“E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të afeksionit se kjo është tumor, diçka e ndishme, neve na ndodh shpesh që pacientët janë jashtë vendit dhe kërkojnë pro-faturë për tu kuruar tek ne, ose janë urgjenca që të kërkohen mjetet e pastaj të sillen, e njëjta gjë ka ndodhur edhe tek ky, mirëpo me pacienti nuk është lajmëru, kemi pa edhe pro-fatura më të lira që janë bërë prej këtyre që po i dërgojnë në Turqi, por nuk jemi marrë më”, thuhet në sqarim më tej.

Më poshtë dokumentari i plotë:

Artikulli paraprakSkandali me foshnjë, mblidhet bordi i SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Vitia sërish ministër – qytetarët shpresojnë të punojë: Më mirë ai, se pa udhëheqës fare

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.