Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti “David”, SHSKUK kërkon nga drejtori i Kardiokirurgjisë të marr masa

Lajme 05/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka kërkuar nga drejtori i Kardiokirurgjisë të marr masa për publikimin e operacionit nga kardiokirurgu Kushtrim Shala.

SHSKUK ka deklaruar për Gazetën Shneta se drejtorët e njësive janë të njoftuar për ndalesën e publikimit të shkrimeve dhe fotografive nga institucionet ku punojnë, prandaj ka kërkuar që të merren masa nga drejtori i Kardiokirurgjisë.

“Të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në  kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar  përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative,  nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se kanë ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK, kjo me qëllim që informatat që publikohen të jenë konform kritereve të përcaktuara etike dhe profesionale. Secili drejtor i institucionit, në këtë rast edhe drejtori i Shërbimit të Kardiokirurgjisê, ka obligim që të ndërmarrë masat konform legjislacionit në fuqi, për mosrespektim të kësaj urdhërese”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Megjithatë SHSKUK nuk ka dhënë sqarime nëse do të rishikohet rasti i pacientit, aq më tepër pas deklaratave të drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj, se mjekët që kanë kryer operacionin “David”, nuk kanë kompetencë profesionale.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka postuar dje në Facebook një operacion të rrallë të quajtur “David”, duke pretenduar se intervenimi është kryer me sukses. Ndërkaq pacienti kishte ndërruar jetë disa orë më vonë në mjekimin intensiv të Kardiokirurgjisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE shpërndanë si sukses: Vdes pacienti disa orë pas operacionit në Kardiokirurgji tek i cili u krye intervenimi i rrallë
Artikulli i rradhës Kodra thirrje OMK-së të merret me rastin e Kardiokirurgjisë: Eksperimente me njerëz nuk guxojnë me u bë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.