I porsalinduri i shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri është mirë.
Pamjet tronditëse kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi në Aleppo të Sirisë, një vend që gjithashtu u godit rëndë nga tërmeti në Turqi, një grua shtatzënë lindi nën rrënojat e ndërtesës ku jetonte.
Siç ka raportuar një përdorues i Twitter-it duke publikuar videot përkatëse, gruaja identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, ka lindur por më pas ka ndërruar jetë.
Ndërsa i vogli i saj mrekullisht është mirë, e madje kanë publikuar edhe pamje të tij në spital. Pamjet e zbuluara dje janë bërë virale në rrjet, ndërsa bebja nga të gjithë quhet “mrekulli”.
The moment a child was born 👶 His mother was under the rubble of the earthquake in Aleppo, Syria, and she died after he was born , The earthquake.
May God give patience to the people of #Syria and #Turkey and have mercy on the victims of the #earthquake#الهزه_الارضيه #زلزال pic.twitter.com/eBFr6IoWaW— Talha Ch (@Talhaofficial01) February 6, 2023


