Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia: Shtesa ekstra për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik

Lajme 08/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë konferencës së sotme, ka thënë se është e vërtetë që Kosova ka mungesë të anesteziologëve, derisa shtoi se janë duke u munduar që t’i bindin stafin shëndetësor që mos të ikin nga vendi.

“Po është e vërtetë, jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve në atë shkallë, mirëpo në anën tjetër po na brengos edhe neve si MSH dhe qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar edhe në raport me koeficientët tani, mendoj  që profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër dhe kjo është një nga ajo që po mundohemi që ta bëjmë, që ta bindim stafin shëndetësor që të mos largohen nga vendi”, tha Vitia.

Vitia tha se se është një rregullore që përcakton se për mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë shtesa.

Sipas tij, një mjek specialist që punon vetëm në sektorin publik me shtesat dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, do të ketë pagë 1700 deri në 1800 euro.

“Në anën tjetër, kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekët specialistë të cilët vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht që është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist me gjithë këto dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 deri në 1 mijë e 800 euro në muaj”, deklaroi Vitia.

Ministri Vitia tha se në bazë të informacioneve që kanë nga bordi, në ShSKUK janë 140 vende të lira.

“Natyrisht, ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet ndja pacientëce i hap konkurset vetë… Atë që kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror, për të cilin shumë shpejtë do të hapet ky konkurs”, ka thënë Vitia kur u pyet se kur do të hapet konkursi për psikologë klinikë..

Artikulli paraprakVdes infermierja Nazmije Pllana, OIK shpreh ngushëllime
Artikulli i rradhës Mbi 11,200 numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.