Sot është shënuar përvjetori i 34-të i grevës së minatorëve të Trepçës.
Greva e urisë kishte zgjatur tetë ditë dhe për shëndetin e minatorëve ishin përkujdesur ekipet e mjekëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu ka shkruar drejtori i IKSHPK-së Prof. Naser Ramadani në një postim të tij.
“20 Shkurt 1989! Ekipet e Institutit Kombëtar ruajtën shëndetin e minatorëve nga Trepça deri ne Babush të Muhaxherëve”, ka shkruar Ramadani. /Gazeta Shneta/




