Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mitrovicë: Edukatorja që rrahu 5-vjeçarin me nevoja të veçanta, i kërkon falje prindërve

Lajme 22/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas raportimit të Gazetës Sinjali për dyshimet për një rast të dhunës që ka ndodhur më “Kopsht dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë, edukatorja që dyshohet se rrahu fëmijën 5-vjeçar me nevoja të veçanta është larguar nga puna.

Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, teksa hetimet kanë nisur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sinjali raportoi dje se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të merren masat e nevojshme hetimore, me ç’rast është intervistuar e dyshuara dhe e njëjta më pas është lënë e lirë. Ndaj saj ishte iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Për gjithë këtë rast të ndjeshëm, drejtoresha e kopshtit, Agnesa Shipoli – Nika, kishte refuzuar të deklarohet.  Në një prononcim për Sinjalin, ajo tha se nuk ka kohë e as nevojë të sqarohet për atë që është denoncuar.

“As me zbulu viktimën, as kurrgjë hiç, çkado që keni informacione, qysh ose ashtu, qyshdo që i keni. Përderisa nuk ka ankesë…Jo, nuk dua, absolut. Kqyrne në Polici a kena hesht. Ditën e mirë, nuk kom nevojë me të jep ma shumë informacion. Nuk kom kohë ma shumë. Shkoni në Polici merruni me rastin. A ka mundësi mos me më pengu ma gjatë? S’po du me të jep informacion, hiç.”, tha ajo.

Pasi ngjarja mori ‘dhenë’, Shipoli-Nika doli me një komunikatë për media, ku ka dhënë një shpjegim për rastin.

Ndërkohë, Mitropol ka publikuar edhe fotografinë e gjendjes së fëmijës, i cili ishte viktimë e edukatores, e cila paguhej për t’u kujdesur për të, por bëri të kundërtën.

Prindi i fëmijës ka rrëfyer se edukatorja në fjalë ishte e angazhuar për t’u marrë me 5-vjeçarin me nevoja të veçanta, për çka prindërit paguanin nga 150 euro çdo muaj për trajtim.

 

 

 

Artikulli paraprakKëta janë të rinjtë që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime
Artikulli i rradhës Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ia dhuron 1 mijë euro djaloshit të vogël

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.