Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nga vjeshta, vizitat mjekësore do të bëhen vetëm me termine në Dardani dhe Breg të Diellit

Lajme 26/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka filluar një pilot projekt sa i përket digjitalizimit të kujdesit parësorë në katër komuna të vendit.

Prishtina do të pilotohet me dy qendrat e saj mjekësorë si më të mëdha në këtë komunë. Përmes kësaj synohet që qytetarët ta kenë mjekun e tyre personal pa pasur nevojë që ta ndërrojnë atë. derisa një mjek do ti shërbejë 2500 pacientëve.

Por, paraprakisht banorët që marrin shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dardani dhe Breg të Diellit duhet të regjistrohen si banorë zyrtarë të këtyre lagjeve.

Drejtuesi i shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku bëri me dije se ata që nuk regjistrohen në këtë proces do të mbesin pa shërbime ose do të paguajnë për shërbime.

Pas kësaj kësaj faze qytetarët  do të bëjnë përzgjedhjen e mjekut si dhe vizitat e tyre tek mjeku familjar do ti bëjnë përmes termineve në formë online.

Pacientët po e mirëpresin këtë nismë për shkak të pritjeve për kontrolle mjekësorë në veçanti gjatë vikendit.

Mirëpo, ata të cilët jetojnë në këto lagje prej vitesh dhe nuk janë të regjistruar zyrtarisht si banorë të kryeqyteti, do të mbesin pa shërbime.

Ministria e Shëndetësisë që ka përzgjedhur këto dy QMF të Prishtinës, Prizrenin, Lipjanin dhe Istogun  këtë proces pritet ta fillojë prej vjeshtës. Përmes kësaj synohet të krijohet edhe lista e pacientëve.

Listë kjo që do të ndihmojë në krijimin e një databaze me të dhëna të sakta të pacientëve për sëmundjet e tyre.

MSh synon që deri më 2024 ti përfshijë të gjitha komunat me këtë sistem digjital. /Klan Kosova.tv

 

Artikulli paraprak202 raste aktive me COVID
Artikulli i rradhës Rëndësia e lojës, shkruan Lira Gjika

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.