Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Presioni i gjakut më i lartë se 130/85 mmHg mund të shkaktojë dëmtim të zemrës tek adoleshentët

Jetë 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
presioni i larte i gjakut tek adoleshentet
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presioni i ngritur i gjakut dhe hipertensioni mund të shkaktojnë dëmtime të hershme kardiake gjatë adoleshencës, të cilat përkeqësohen më vonë, përfundon një punim i botuar në Journal of Pediatrics.

Studimi u krye në bashkëpunim midis Universitetit të Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universitetit të Finlandës Lindore.

Dihet mirë se tek të rriturit, presioni i lartë i gjakut dhe hipertensioni janë “sëmundje vrasëse të heshtura” që rezultojnë në dëmtime të veshkave, zemrës, enëve të gjakut dhe trurit.

Çdo vit, trajtimi i hipertensionit kushton miliarda dollarë në kujdesin shëndetësor në mbarë botën dhe shoqërohet me rritje të emergjencave shëndetësore si sulmi në zemër dhe goditje në tru, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Shoqata Evropiane e Kardiologjisë/Shoqata Evropiane e Hipertensionit e klasifikon presionin e gjakut 130/85 mmHg si të lartë normal dhe 140/90 mmHg si hipertension.

Ndërsa Kolegji Amerikan i Kardiologjisë/Shoqata Amerikane e Zemrës e klasifikon presionin e gjakut prej 130/80 mmHg si hipertension.

Në vitin 2020, Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të Shteteve të Bashkuara arriti në përfundimin “se provat për të mbështetur kontrollin për presionin e lartë të gjakut tek fëmijët dhe adoleshentët janë të pamjaftueshme dhe se balanca e përfitimeve dhe dëmeve nuk mund të përcaktohet”.

Megjithatë, u raportua vitin e kaluar (2022) se rritja e presionit të gjakut sistolik gjatë fëmijërisë ishte e lidhur me rrezikun e vdekjes së parakohshme në mesin e të dyzetave.

Studimi aktual u krye në mesin e 1,856 adoleshentëve, nga të cilët 1,011 ishin femra.

Adoleshentët ishin 17 vjeç në fillim dhe ata u ndoqën për shtatë vjet deri në moshën madhore në 24 vjeç.

Shenjat e dëmtimit të strukturës së zemrës janë hipertrofia e ventrikulit të majtë dhe trashësia e lartë relative e murit, ndërsa shenjat e dëmtimit të funksionit të zemrës janë mosfunksionimi diastolik i ventrikulit të majtë dhe rritja e presionit të mbushjes së ventrikulit të majtë.

Gjatë periudhës 7-vjeçare të ndjekjes, prevalenca e presionit të lartë të gjakut dhe hipertensionit si dhe dëmtimit të zemrës tek adoleshentët u dyfishua.

Me kontroll të gjerë për masën dhjamore, masën muskulore, glukozën, lipidet, statusin e duhanpirjes, kohën e ulur, aktivitetin fizik dhe historinë familjare të sëmundjeve kardiovaskulare, u vu re se presioni i lartë i gjakut dhe hipertensioni shkaktoi dëmtime të parakohshme të zemrës si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

“Kjo dëshmi e re mbi efektin e dëmshëm të presionit të lartë të gjakut dhe hipertensionit primar në zemrën e popullatës së re është alarmante.”

“Prandaj, ekspertët e shëndetit publik, politikëbërësit shëndetësorë, gazetarët dhe blogerët shëndetësorë, pediatër dhe kujdestarë inkurajohen që të rrisin ndjeshëm ndërgjegjësimin për rrezikun kritik që paraqet presioni i lartë i gjakut dhe hipertensioni për të rinjtë, thotë Dr. Andrew Agbaje, mjek dhe epidemiolog klinik në Universitetin e Finlandës Lindore. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSpitali i Pejës reagon për rastin e vdekjes së foshnjës
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës për foshnjën e vdekur: Ishte mbështjellë me kordonin umbilical

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.