Një numër benefitesh mund të merrni nga konsumimi i ushqimeve që përmbajnë hekur.
Rekomandimet e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) thonë që gratë shtatzëna kanë nevojë për dyfishin e sasisë së hekurit që i nevojitet një gruaje jo-shtatzënë në mënyrë që ta dërgoj oksigjenin tek fetusi shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Dr. Cantor, hekuri është kaq i rëndësishëm gjatë shtatzënisë për këto arsyje:
-Përmirësimi i anemisë para lindjes së foshnjës është shumë e rëndësishme për të kompensuar humbjen e pritshme të gjakut gjatë një lindjeje normale.
-Anemia para lindjes është një faktor rreziku për të pasur nevojë për një transfuzion gjaku.
-Ekziston një lidhje mes anemisë dhe peshës së ulët, lindjes së parakohshme, pre-eklampsisë dhe vdekshmërisë së përgjithshme të nënave dhe perinatale.Lindja e parakohshme dhe pesha e ulët mund të rrisin rrezikun që fëmija juaj të ketë probleme zhvillimi gjatë lindjes dhe gjatë fëmijërisë.
-Ushqyerja me gji mund të jetë më e vështirë me aneminë. /Gazeta Shneta/


