Kur bebi juaj fillon të buzëqesh, kjo është një shenjë se bebi është në fazat e duhur të zhvillimit, andaj mundohuni më tepër për të stimuluar këtë shenjë.
Zakonisht, buzëqeshjet e bebeve janë të shkurta dhe shpesh ndodhin pa ndonjë arsyje shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Ju mund të vëreni se bebi juaj fillon të buzëqesh që nga muaji i tretë i zhvillimit.
Ndërsa, studimet kanë treguar se fetusi është i aftë të buzëqesh rreth javës së 33-të të shtatzënisë, dhe kjo buzëqeshje përshkruhet si një veprim refleksiv, njejtë si goditja.
Në anën tjetër, rreth moshës tre-muajshe bebi juaj shfaq buzëqeshjen sociale si një shenjë e vëmendjes ndaj prindit apo kujdestarit.
Mund të duket e thjeshtë, mirëpo shumë gjëra ndodhin në trupin tuaj gjersa ju fleni.
Trupi kalon në dy llojë themelore të gjumit, atë të lëvizjes së shpejtë të syve (REM) dhe lëvizja jo e shpejtë e syve (jo-REM). Ju kaloni nëpër të gjitha fazat, mirëpo gjatë fazës së gjumit REM, mund të ndodh që ju të buzëqeshni.
REM ndodh pas 90 minutave të gjumit. Zakonisht, në këtë fazë, sytë tuaj do të lëvizin me shpejtësi prapa qepallave dhe ju filloni t’i afroheni zgjimit.
Frymëmarrja juaj bëhet më e shpejtë dhe e çrregullt, ndërsa rrahjet e zemrës dhe nivelet e gjakut rriten rreth pikave të përjetuara gjatë orëve të zgjimit.
Në këtë fazë, do të përjetoni një paralizë të përkohshme të muskujve të këmbës dhe të krahut për t’ju parandaluar që të bëheni entuziastë dhe të veproni në ëndrrat e juaja.
Në rastin tonë, nëse vëreni se bebi juaj është duke buzëeshur ndërsa është në gjumë, kjo është si rezultat i kësaj faze e cila ndryshe quhet “gjumi aktiv” te fëmijët. /Gazeta Shneta/


