Kur gratë shtatzëna u këndojnë foshnjave të tyre ose dëgjojnë muzikë në altoparlantë gjatë shtatzënisë së tyre, foshnjat lindin me një aftësi më të mirë për kodimin neuronal të tingujve të të folurit.
Ky është një nga përfundimet kryesore të një studimi të udhëhequr nga Profesor Carles Escera, kreu i Brainlab-Grupi Kërkimor mbi Shkencën Kognitive në Fakultetin e Psikologjisë të Universitetit të Barcelonës.
Rezultatet e këtij punimi, të botuar në revistën “Developmental Science”, ofrojnë perspektiva të reja mbi efektet e ekspozimit muzikor para lindjes rreth stimujve gjuhësor duke përdorur një përgjigje specifike të trurit: përgjigja e ndjekjes së frekuencës (FFR), që informon mbi kodimin e duhur nervor të tingujve të të folurit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Sipas përfundimeve, ekspozimi muzikor i përditshëm gjatë javëve të fundit të shtatzënisë shoqërohet me një kodim të përmirësuar të përbërjeve të tingullit me frekuencë të ulët, të cilat mund të përmirësojnë perceptimin e tonit tek të porsalindurit.
“Ky është vetëm hapi i parë drejt një aplikimi specifik klinik pas studimeve të nevojshme pasuese,” thotë profesor Carles Escera.
“Prandaj, fëmijët me një reagim të dobësuar të trurit, për shembull, foshnjat e lindura nën peshë, mund të përfitojnë nga një program ndërhyrjeje muzikore”. /Gazeta Shneta/


