Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesë ilaçesh për trajtimin e melanomës në Kosovë

Lajme 01/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës, i cili mund të jetë me pasoja fatale nëse nuk zbulohet dhe nuk trajtohet me kohë, thonë profesionistët shëndetësorë. Nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës kanë thënë për Radio Kosovën se ka tendencë të rritjes së numrave të raportuar të kësaj sëmundjeje, teksa kanë kërkuar përkrahje për trajtimin e saj.

 

Nga janari i këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 52 raste me kancer të lëkurës që njihet ndryshe si melanoma. Këtë e ka thënë dermataologija Sidita Sopjani.

E me qëllim të sensibilizimit rreth rrezikut që shfaq melanoma si sëmundje dhe rëndësisë së zbulimit dhe trajtimit të hershëm të saj, këto ditë është duke u mbajtur fushatë  ndërgjegjësimi. Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve, tha për Radio Kosovën që ky lloj i kancerit, është mjaft agresiv.

“Melanoma malinje është një kancer, një sëmundje malinjë prej formave me agresive dhe më të rënda të kancerit të lëkurës përveç të tjerave që ekzistojnë. Dhe si e tillë, nuk është që ka përqindje të lartë të paraqitjes, por agresivitetin si sëmundje, riskun e lartë që e ka, na bënë të merremi më shumë më të”, deklaroi Bislimi.

AI tutje ka thënë se ka tendencë të rritjes së sëmundjes së melanomës në nivel global. Teksa ka potencuar se për këtë sëmundje Kosova ka mungesë të medikamenteve dhe qasje në trajtim.

“Në fakt ka një tendencë në rritje të rasteve me kancer të lëkurës në përgjithësi dhe në veçanti me melanoma malinje. Nga ato shifra të cilat i kemi në klinikë ne si Kosovë kemi ngecje në disa situata siç janë mungesa e medikamenteve dhe qasja në trajtim”, tha Bislimi.

Onkologët madje kanë kërkuar që të ndiqen trendët botërorë edhe për përcaktimin e ilaçeve që trajtojnë sëmundjet. Sipas tyre, lista e barnave duhet të jetë më e pasur./Rtklive/

Artikulli paraprakÇfarë i ndodh trupit kur pini kafe në stomak të zbrazët?
Artikulli i rradhës Eksperti shpjegon lidhjen e shëndetit mendor dhe shëndetit menstrual

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.