Në QKMF-në e Klinës është realizuar një sesion lidhur me Hipertensionin, respektivisht për rëndësinë, parandalimin dhe pasojat e kësaj sëmundje.
Ky session është realizuar nga Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor- AQH Project”, shkruan Gazeta Shneta.
Ligjeratën e ka mbajtur Prof.Ass.Dr.Gazmend Bojaj.
Në sesion pjesëmarrës ishin afër 41 persona të komunitetit më Hipertension të cilët jetojnë në këtë zonë dhe ballafaqohen me probleme të Hipertensionit në familjet e tyre, dhe jo vetëm.
Sesionet ndërgjegjësuese për hipertensionin, diabetin dhe astmën do të vazhdojnë të mbahen edhe në lagje e vendbanime të tjera të Komunave Pejë, Istog, Klinë, Decan dhe Junik.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e QKMF-së së Klinës “Nënë Tereza”./Gazeta Shneta/




