Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreziku i kancerit tek gratë me sindromën e vezores policistike dyfishohet pas menopauzës

Femina 27/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë me sindromën e vezores policistike (PCOS), që kanë kaluar në menopauzë kanë më shumë se dy herë gjasa të diagnostikohen me kancer ovarian.

Të dhënat e bazuara në afro dy milionë gra u prezantuan në takimin e 39-të vjetor të European Society of Human Reproduction and Embryology (ESHRE). Hulumtimi u botua gjithashtu në “International Journal of Cancer”.

Ky është studimi i parë i madh i këtij lloji dhe autorët po bëjnë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit kur menaxhohet shëndeti i pacientëve me sindromën e vezores policistike, i cili prek një në dhjetë gra.

Autorja kryesore Dr. Clarissa Frandsen thotë se gjasat e përgjithshme të grave me sindromë të vezores policistike për të zhvilluar kancer ovarian janë të ulëta.

Megjithatë, ajo tha se udhëzimet klinike për menaxhimin e pasojave afatgjata shëndetësore për pacientët me sindromën e vezores policistike duhet të përfshijnë rekomandime për rrezikun e tyre të mundshëm të kancerit ovarian.

Dr. Frandsen, nga Qendra Daneze Kërkimore e Shoqërisë së Kancerit në Kopenhagë (Danimarkë), tha: “Rezultatet tona dhe ato nga studimet e mëparshme duhet të merren parasysh kur rishikohen udhëzimet se si të menaxhohet shëndeti i grave me sindromën e vezores policistike në afat të gjatë.”

Kanceri i vezoreve nuk është aq i përhapur sa kanceri i gjirit, por është tre herë më vdekjeprurës.

Analiza nga Qendra Daneze e Kërkimeve rreth Kancerit dhe Spitali Herlev në Danimarkë u fokusua në kancerin epitelial të vezoreve.

Studimi përfshiu të gjitha 1.7 milionë gra të lindura në Danimarkë midis 1 janarit 1940 dhe 31 dhjetorit 1993.

Megjithatë, rreziku i zhvillimit të kancerit ovarian ishte dukshëm më i madh në mesin e grave në postmenopauzë krahasuar me ato pa sindromë të vezores policistike.

Për më tepër, rreziku në përgjithësi ishte më shumë se dyfishi për një lloj tumori ovarian i njohur si kufitar seroz në mesin e pacientëve me sindromë të vezores policistike. Këto qeliza jonormale nuk klasifikohen si kancer, por nuk janë plotësisht beninje dhe studimet tregojnë se ato mund të çojnë në kancer ovarian më vonë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKomuna e  Drenasit publikon listën e shërbimeve laboratorike në QKMF, QMF DHE AMF
Artikulli i rradhës Këshilla si të mbroni shikimin tuaj këtë verë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.