Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ndikojnë pajisjet WiFi në fertilitetin mashkullor?

Jetë 06/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kumiko Nakata, një studiues nga Japonia, zbuloi se valët elektromagnetike nga pajisjet WiFi, si telefonat celularë dhe router-ët në shtëpi, mund dëmtojnë në mënyrë të konsiderueshme spermatozoidët. 30% e problemeve të fertilitetit në çifte është për shkak të meshkujve

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 15% e çifteve në botë kanë probleme kur vjen fjala për të krijuar një shtatzëni.  Dhe të paktën një e treta e problemeve të fertilitetit vijnë nga burrat. Natyrisht, infertiliteti i meshkujve mund të shkaktohet nga shumë gjëra, si ajri i ndotur, stresi, dietat e varfra, gjenetika etj.

Por mund të ndodhë edhe që mbajtja e telefonit në xhep të jetë shkaktari që po pengon “rritjen e familjes suaj”.

Eksperimenti me ekspozimin ndaj WiFi

Shkencëtarët japonezë morën mostra nga një grup prej 51 burrash dhe i ndanë në 3 grupe. Ata gjithashtu përdorën një pajisje WiFi dhe një telefon celular.

Një grup i mostrave nuk u ekspozua para një routeri. Grupi i dytë  u ekspozua, por kishte një mburojë mbrojtjeje nga WiFi. Dhe grupi i tretë kishte ekspozim të plotë. Mostrat u vendosën afër pajisjes WiFi, dhe u përsëritën para një telefoni celular. Sperma dëmtohet pas 2 orësh.

Zbulimet ishin pak të frikshme. Duke qenë nën ndikimin e një sinjali WiFi për 30 minuta nuk kishte ndonjë efekt, por nga ekspozimi më i gjatë filluan të shfaqeshin ndryshime. Pas vetëm 2 orëve shkalla e lëvizshmërisë tek spermatozoidet e grupit të paekspozuar ndaj WiFi ishte 53.3%, e grupit që përdori mburojë ishte 44.9%, dhe grupit të ekspozuar vetëm 26.4%. 24 orë më vonë norma e spermatozoideve të pajeta për grupin e ekspozuar ishte 23.3% krahasuar me 8.4% për mostrat e paekspozuara.

Kemi më shumë telefona celularë sesa njerëz.

Statistikat thonë se këto ditë, numri i telefonave celularë aktivë është më i madh se popullsia në botë, që do të thotë se shumë njerëz kanë më shumë se një telefon dhe efekti nga valët e tij mund të jetë tepër serioz dhe s’duhet injoruar.

Një zgjidhje e thjeshtë si mbajtja e telefonit në tavolinë në vend të xhepit do të bënte ndryshim për disa familje./Pernenat/

Artikulli paraprakSi të zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
Artikulli i rradhës A mund të merrni infeksione të traktit urinar nga sedilja e tualetit?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.