Kontraceptivët hormonal mund të shkaktojnë efekte anësore si gjakderdhje midis periodave, menstruacione të parregullta dhe ndryshime të humorit.
Shumica e grave që marrin pilula kontraceptive, megjithatë, nuk përjetojnë efekte anësore. Kur ndodhin efekte anësore ato priren të zhduken pas disa muajsh përdorimi, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa është gjithashtu relativisht e pazakontë, gratë mbi 35 vjeç që pinë duhan kanë më shumë gjasa të kenë mpiksje gjaku ndërsa marrin pilula kontraceptive.
Efektet anësore të zakonshme
Ka një sërë efektesh anësore të zakonshme që lidhen me kontraceptivët hormomal. Këto përfshijnë:
gjakderdhje ose njolla midis periodave, periodat menstruale të parregullta, shtim në peshë, nauze, ndjeshmëri e gjirit, luhatje humori, aknet, tensioni i rritur i gjakut, diarreja, marramendje, rritja e oreksit dhe shkarkimi vaginal.
Efektet anësore të rralla
Në përgjithësi, një femër e shëndetshme që nuk pi duhan nuk ka gjasa të përjetojë efekte anësore serioze nga kontraceptivët oralë.
Mirëpo, në raste të rralla, ato mund të jenë kërcënuese për jetën duke përfshirë simptomat si:
– mpiksjen e gjakut;
– tumoret e mëlçisë;
– atak në zemër;
– kanceri dhe
– goditja në tru. /Gazeta Shneta/


