Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia premtoi shtesa për mjekët specialistë, kaluan 6 muaj dhe ato nuk u ekzekutuan asnjëherë

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka më shumë se 6 muaj prej kur janë prezantuar shtesat për mjekët të cilët përqendrohen vetëm në sektorin publik. Megjithatë të njëjtat nuk janë ekzekutuar asnjëherë. Megjithëse kjo u vlerësua si stimulim i mirë nga njohësit e fushës, tash kritikohet pse ky vendim nuk është zbatuar edhe në praktikë.

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e dhënë në muajin shkurt të këtij viti mbeti vetëm premtim. Kjo pasi benefitet për mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik asnjëherë nuk u realizuan.

“Si nismë është e mirë për shkak se do ta rris cilësinë dhe përkushtimin e mjekëve në sektorin shtetëror të vendit, por kjo duhet të përcillet me verpime konkrete që dmth ata që përkushtohen vetëm në sektorin publik duhet ta hetojnë dorën e shtetit në drejtim të beneficioneve materiale. Deri më sot këto beneficione materiale janë vetëm të deklaruara dhe ende nuk janë të ekzekutuara në praktikë”, ka thënë deputeti Shemsedin Dreshaj.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija thotë se asnjëherë nuk u qartësua pse nuk janë ekzekutuar shtesat.

Derisa konsideron se kjo nismë do të ishte dobiprurëse për institucionet shëndetësore.

“Jemi në një situatë ku mjekët me përvojë të gjatë po e lënë sektorin publik për të kaluar në sektorin privat, një pjesë e tyre pikërisht për shkak të pagave. Prandaj me rritjen e pagave me Ligjin e ri, poashtu dhe me kujdestaritë, me këtë stimulim, me këtë shtesë e cila jepet për mjekët të cilët punojnë vetëm në sektorin publik, mendoj që do të ishte një hap i mirë që mjekët me përvojë t’i ndalim në sektorin publik dhe të mos na ikin në sektorin privat”, ka deklaruar Vitija.

Por me këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk po pajtohet Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Pasi vlerësohet se përbën diskriminim.

Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës tha s eky është vendim jo i duhur.

“Nga këndvështrimi ynë si FSSHK konsiderojmë se është vendim jo i duhur per disa arsye. Në lidhje me këtë kemi pasur edhe ankesa nga mjekët te cilët kanë vendosur të punojnë edhe në institucione private për faktin se ata e plotësojnë fondin e orëve. Prandaj edhe ne e konsiderojmë se është diskriminim brenda kolegëve!Është diskriminim edhe për faktin se kjo zgjedhje nuk ju është dhënë infermierëve”, ka deklaruar ajo.

Televizioni ka tentuar të marrë një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë përkitazi me këtë temë, por që nuk janë përgjigjur./Teve

Artikulli paraprakSHSKUK nuk tregon përqindjen e furnizimit me barna dhe material shpenzues, mungojnë disa prej tyre
Artikulli i rradhës Mjekët e Spitalit të Mitrovicës me peticion kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.