Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dallimi mes lindjes normale vs natyrale: Këto janë karakteristikat e procesit

Këshilla për shtatzëna 21/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka pasur gjithmonë njëfarë pasigurie mes grave dhe profesionistëve shëndetësor për atë se çka përcaktohet me termin lindje “normale”.

Fjalët si ‘normale’ dhe ‘natyrore’ shpesh ndërrohen dhe ka një gamë të gjerë situatash dhe përvojash që mund të konsiderohen lindje “normale”.

Në përkufizimin më të gjerë, lindja normale përfshin një lindje që fillon në mënyrë spontane, zakonisht midis javës 37 dhe 42 të shtatzënisë, shkruan burimi Pregnancy info.ca përcjell Gazeta Shneta.

Lindja normale përfshin gjithashtu procesin e mbajtjes së kontaktit me foshnjën lëkurë më lëkurë pas lindjes dhe ushqyerjen me gji brenda orës së parë pas lindjes.

Nëse nuk ka një arsye të vlefshme mjekësore për të ndërhyrë në procesin e lindjes, të gjitha gratë me shtatzëni me rrezik të ulët inkurajohen të ndjekin lindjen normale.

Lindja natyrale

Foshnja lind me kokën poshtë përmes vaginës, në prani të një profesionisti të kujdesit shëndetësor i cili siguron që nëna dhe foshnja janë mirë. Nuk ofrohen ndërhyrje mjekësore gjatë procesit të lindjes.

Lindja normale

Fëmija lind me kokën poshtë, përmes vaginës, dhe një profesionist i kujdesit shëndetësor siguron mirëqenien e foshnjës dhe nënës, me disa ndërhyrje mjekësore që mund të ndodhin për të mbështetur ose ndihmuar lindjen.

Shembuj të ndërhyrjeve përfshijnë këputjen e membranave, ndihmën rreth përparimit të lindjes me mjekim (p.sh., oksitocinë) dhe përdorimin e medikamenteve ose epidurale për lehtësimin e dhimbjes.

Çfarë është lindja e asistuar?

Në një moment të procesit të lindjes, një profesionist i kujdesit shëndetësor mund të përcaktojë se ka shenja që foshnja ose nëna kanë vështirësi.

Më pas nevojitet ndërhyrje mjekësore, pasi lindja nuk po shkon normalisht.

Ndërhyrje të tilla si pinca, vakumi ose prerja cezariane janë të nevojshme për të ndihmuar me lindjen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSkuqja e lëkurës së bebit nga nxehtësia, si ta trajtoni këtë gjendje me këto hapa të thjeshtë
Artikulli i rradhës Çfarë është placentofagjia, a ka ndonjë përfitim shëndetësor të lidhur me procesin?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.