Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Australi ku gjatë një kontrolli mjekësor në spitalin Canberra nga neurokirurgu Hari Priya Bandi, i cili nxori një nematodë parazitare 8 cm të gjatë nga një grua 64-vjeçare.
Gruaja vuajti nga ajo që mjekët e quajtën një “plejadë e pazakontë simptomash” – dhimbje stomaku, kollë dhe djersitje gjatë natës, duke evoluar në harresë dhe depresion në rritje. Ajo u shtrua në një spital lokal për herë të parë në fund të janarit 2021, pasi vuante nga dhimbje barku dhe diarre për tre javë, e ndjekur nga një kollë e thatë e vazhdueshme, ethe dhe djersitje gjatë natës. Në vitin 2022, harresa dhe depresioni iu shtuan ketyre simptomave, duke nxitur shtrimin në spital në Canberra, shkruan 1News, transmeton Gazeta Shneta.
Një rezonancë (MRI) e trurit të tij zbuloi anomalitë që kërkonin operacion.
Ndërhyrja kirurgjikale u bë alternativa e vetme dhe mjekët hoqën me sukses krimbin e rrumbullakët, i cili ishte 8 cm (80 mm) në gjatësi dhe 1 mm në diametër.
Mjekët e dërguan krimbin, i cili ishte ende gjallë, në një laborator në qendrën kërkimore qeveritare Csiro, e cila e identifikoi parazitin si Ophidascaris robertsi.
Krimbi i rrumbullakët Ophidascaris robertsi është i zakonshëm te pitonët e qilimave – gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë. Gruaja jeton pranë një zone liqeni të banuar nga këto kafshë dhe ndonëse nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me gjarpërinjtë, shpesh herë ka mbledhur barishte dhe perime nga brigjet e liqenit për t’i përdorur në kuzhinë.
Ajo tani është duke u rikuperuar mirë dhe vazhdon të monitorohet rregullisht. Rasti i saj u dokumentua në numrin e shtatorit të revistës shkencore Emerging Infectious Diseases./Gazeta Shneta/
Australian doctors find a live parasitic worm in a 64-year-old woman’s brain after performing an MRI scan because the patient complained of memory lapses pic.twitter.com/XdWgW50VMI
— TRT World Now (@TRTWorldNow) August 29, 2023


