Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e hekurit te fëmijët

Këshilla për shtatzëna 29/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zakonisht dyshimi për një anemi të mundshme tek fëmija fillon në momentin që ai paraqitet i zbehtë në lëkurë. Gjithashtu shenja të tjera mund të jenë: rrahjet e shpejta të zemrës, mungesa e oreksit, gjuhë e skuqur dhe e acaruar etj.

Cilat janë arsyet që shkaktojnë aneminë tek fëmija?

Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më  kryesore, i cili është shumë i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës (qeliza e kuqe e gjakut që mbart oksigjen). Zakonisht anemia shfaqet kur rritja e fëmijës është e menjëhershme dhe nuk arrin të sigurohet sasia e nevojshme e hekurit. Anemia mund të shfaqet edhe nga përthithja jo e mirë e hekurit.

Si duhet të trajtohet anemia te femijet?

Fëmija duhet të marrë suplementa hekuri si edhe ushqime të pasura me hekur (pasi ka filluar ushqimet e ngurta). Suplementët e hekurit që zakonisht merren nëpërmjet pikave janë të rëndësishëm sepse në disa raste ushqimi nuk e plotëson nevojën e fëmijës. Hekuri përthithet më mirë nëse stomaku është bosh, por duke qënë se mund të shkaktojë probleme në stomak mjeku mund t’jua rekomandojë t’ja jepni fëmijës me ushqime apo qumësht (formule/gjiri). Zakonisht situata normalizohet pas disa muajve, megjithatë fëmijës mund t’i vazhdohet një dietë e pasur me hekur edhe për një periudhë 6-12 mujore.

Si duhet të merret vitamina?

Nëse doza është e papërshtatshme fëmija mund të ketë shqetësime shëndetësore (helmim), prandaj nuk duhet t’i jepni fëmijës hekur pa mendimin e mjekut. Zakonisht mjekët e këshillojnë dhënien e hekurit duke filluar nga muaji i 4 nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri./pernenat/

Artikulli paraprakA mund të ndihmojë ushqimi me kohë të kufizuar në menaxhimin e simptomave të Alzheimerit?
Artikulli i rradhës Mjekët australianë gjejnë krimbin e gjallë 8 cm në trurin e një gruaje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.