Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Omeprazol” u kthye në treg, Dreni Pharm: Largimi u bë me tendencë, po shqyrtojmë paditë

Lajme 21/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në muajin maj ishte larguar produkti Omeprazol nga tregu, ndërsa sot Ministria e Shëndetësisë e ka kthyer në treg përsëri.

Pas përfundimit të rezultateve ky medikament ka rezoltuar konform parametrave pas analizave të kryera në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, sikurse konform standardeve ka rezultuar edhe në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë HALMED në Kroaci, shkruan Gazeta Shneta.

Lidhur me këtë ka reaguar kompania Dreni të cilët janë të bindur së këto veprime kanë qenë vetëm tendenca për prishje imazhi dhe për këtë paralajmërojnë edhe padi.

Ne si kompani jemi dëmtuar shumë me këto veprime që nuk kanë pasur asnjë lidhje me produktin tonë. Por, që nga fillimi kemi qenë të bindur për rezultatin që sot e konfirmoi AKPPM-ja, duke ditur standardet e cilësisë së prodhuesit që bazohen në certifikimim më të lartë Evropian, siç është:  EU GMP.

Ne jemi të bindur që këto tendenca për dëmtim të imazhit kanë ardhur nga konkurrenca për çka do të shqyrtojmë mundësinë e padive përmes avokatëve tanë.

Përveç kompanisë janë dëmtuar edhe pacientët të cilët këtë produkt janë detyruar ta blejnë me çmim të dyfishtë, – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dreni Pharm – Komunikatë për media
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 21 shtator – Kompania “Dreni Pharm” ju njofton se produkti Omeprazol amp 40 mg, të cilin në muajin maj u detyruam ta tërheqim padrejtësisht nga tregu ka rezultuar konform parametrave pas analizave të kryera në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, sikurse konform standardeve ka rezultuar edhe në Laboratorin për Kontrollin e Cilësisë HALMED në Kroaci.
Kompania jonë mirëpret vendimin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale përmes të cilit shfuqizohet vendimi paraprak për heqjen nga tregu të produktit dhe lejon rikthimin në treg të produktit Omeprazol amp 40 mg.
Ne si kompani jemi dëmtuar shumë me këto veprime që nuk kanë pasur asnjë lidhje me produktin tonë. Por, që nga fillimi kemi qenë të bindur për rezultatin që sot e konfirmoi AKPPM-ja, duke ditur standardet e cilësisë së prodhuesit që bazohen në certifikimim më të lartë Evropian, siç është: EU GMP.
Ne jemi të bindur që këto tendenca për dëmtim të imazhit kanë ardhur nga konkurrenca për çka do të shqyrtojmë mundësinë e padive përmes avokatëve tanë.
Përveç kompanisë janë dëmtuar edhe pacientët të cilët këtë produkt janë detyruar ta blejnë me çmim të dyfishtë.
Faleminderit që produkteve tona cilësore do t’iu besoni edhe në të ardhmen!
Me respekt,
Dreni Pharm
/Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakKardiologu shqiptar emërohet kryemjek kryesor në repartin e Kardiologjisë në Klinikën “Essen Nordrhein-Westfalen” në Gjermani
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.