MSh e ka shpërblyer kompaninë “As Travel Club” me tenderin për bileta të transportit ajror.
Kompania “As Travel Club” është shpërblyer nga Ministria e Shëndetësisë me tenderin për “Shërbime të transportit ajror” në vlerë 15 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.
“Ministria e Shëndetësisë shpërblen me kontratë operatorin ekonomik ‘As Travel Club’ SHPK nga Prishtina në vlerën e ofertës 15,000,30 Euro”, thuhet në vendimin e zyrtarit të prokurimit Berat Marmullaku.
Sipas dosjes së tenderit për të cilin Gazeta ka raportuar edhe më parë, MSh me këtë tender do të blejë 30 bileta të aeroplanit brenda 12 muajve, për destinacione të ndryshme të botës.
Poashtu në dosje është kërkuar që të ofrohen biletat e klasit ekonomik dhe në rrugë të drejtpërdrejta me çmime sa më të favorshme. /Gazeta Shneta/





