Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Testoni kujtesën tuaj: Kontrolloni nëse truri juaj ende funksionon mirë

Psikologji 17/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test kujtese që do të kontrollojë nëse keni një kujtesë të mirë.

Besoni apo jo, sa më pak të përdorni trurin, aq më shumë ai, si çdo muskul tjetër në trup, bëhet dembel, thonë ekspertët.

Pra, mos u habisni që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur mend, sepse në ditët e sotme më së shumti mbështeteni në shënime ose në memorizimin në telefonin tuaj.

Chester Santos, njeriu që ka kujtesën më të mirë në botë, sugjeron që të zgjidhni një test të thjeshtë dhe të kontrolloni kujtesën tuaj, transmeton Telegrafi.

Për të testuar kujtesën tuaj, lexoni një listë me këto 14 fjalë (jo më shumë se dy herë) dhe përpiquni t’i mbani mend: majmun, hekur, litar, flamur, shtëpi, letër, këpucë, milingona, mbështjellës, laps, lumë, gur, pemë, djathë.

Më pas, shkruani në një copë letër fjalët nga lista që mund t’i mbani mend dhe kontrolloni sa prej tyre keni mbajtur mend.

Një deri në pesë fjalë: Nëse keni mbajtur mend deri në pesë fjalë, kujtesa juaj është nën mesataren.
▪ Gjashtë deri në tetë fjalë: Ju keni një kujtesë mesatare, gjë që është e mirë, por mund ta përmirësoni.
▪ Nëntë deri në dymbëdhjetë fjalë: Mbani mend shumë mirë, mbështetja në telefonat inteligjentë nuk ju ka “marrë haraç”.
▪ Trembëdhjetë deri në katërmbëdhjetë fjalë: Keni kujtesë të mirë. Aftësia juaj për të mbajtur mend mund të jetë një mjet i dobishëm në arritjen e suksesit të biznesit.

Cilido qoftë rezultati juaj, mos u shqetësoni. Santos thotë se të gjithë kanë një memorie të shkëlqyer, vetëm nëse e përdorin mirë.

Nëse doni të përmirësoni kujtesën tuaj, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë.

Shndërrojini fjalët në figura

Përdorni fuqinë e kujtesës vizuale duke e kthyer çdo gjë që dëshironi të mbani mend në një foto në kokën tuaj.

– Njerëzit mbajnë mend më së miri atë që mund të shohin. Dëshmia e kësaj është se është më e lehtë të kujtosh fytyrën e dikujt sesa një emër, për shembull – thotë Santos.

Le të ketë një aromë kujtimi

Për të kujtuar diçka, përdorni sa më shumë shqisa të jetë e mundur – duke përfshirë atë që mund të dëgjoni, nuhatni, ndjeni.

– Duke aktivizuar më shumë rajone në tru, ndërtohen më shumë lidhje dhe përmirësohet memoria. Është më mirë të krijoni një imazh në kokën tuaj me sendin/informacionin që dëshironi të mbani mend dhe ta lidhni atë me një erë – shpjegon Santos.

Mos e kufizoni imagjinatën tuaj

– Njerëzit janë shumë të mirë për të kujtuar disa informacione që i befasojnë. Për shembull, ne kujtojmë disa informacione të pazakonta pa përpjekje. Nëse, për shembull, një elefant u ul papritur në ekranin e kompjuterit tuaj, ju do ta mbani mend atë për pjesën tjetër të jetës tuaj. Është e dobishme të përdorim atë aspekt të trurit tonë – thotë “kampioni” në kujtesë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakTestet e gjakut tregojnë gjërat e përbashkëta që kanë njerëzit që jetojnë deri në 100 vjeç
Artikulli i rradhës Skleroza e shumëfishtë mund të trajtohet duke bllokuar qelizat T ndihmëse specifike në sistemin nervor qendror

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.