Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Herpesi gjenital në shtatzëni, rreziqet e infeksionit që mund të prekin foshnjën gjatë lindjes

Këshilla për shtatzëna 20/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
herpesi neonatal
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 25 deri në 30 përqind e grave shtatzëna kanë virusin herpes, sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit Social (ASHA), por vetëm 5 deri në 10 përqind kanë pasur shpërthime aktive të flluskave ose plagëve rreth vaginës dhe vitheve të tyre.

Më pak se 0.1 për qind e foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara infektohen me herpes, sipas kësaj Shoqate, shkruan Parents përcjell Gazeta Shneta.

Por foshnja që e marrin virusin vuajnë pasoja të rënda: herpesi neonatal mund të dëmtojë sistemin nervor qendror, të shkaktojë paaftësi mendore dhe madje të shkaktojë vdekje.

“Fëmija juaj është më i rrezikuar nëse ju prekeni nga herpesi gjenital gjatë shtatzënisë – sepse jeni i infektuar rishtazi, nuk keni asnjë antitrup ndaj virusit, kështu që nuk mund t’ia kaloni ato fëmijës tuaj për mbrojtje”, shpjegon Dr. Lisa Hollier, profesoreshë e asociuar e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Teksasit në Hjuston.

Përveç kësaj, nëse keni një shpërthim për herë të parë në lindje, rreziku i transmetimit është diku nga 30 në 60 përqind.

A duhet të testoheni?

Nëse nuk keni shfaqur kurrë shenja të një infeksioni herpes, ndoshta jo.

Grupet si Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) aktualisht nuk rekomandojnë ekzaminimin rutinë të virusit Herpex Simplex tek gratë shtatzëna.

“Shumë gra që rezultojnë pozitive për virusin nuk janë në dijeni se madje e kanë atë sepse kishin një rast shumë të lehtë që nuk shfaqi kurrë simptoma,” shpjegon Dr. Hollier.

“Ne nuk duam t’i alarmojmë ato pa nevojë, sepse rreziku për t’ia kaluar atë foshnjave të tyre është shumë, shumë i ulët. Një përjashtim: nëse partneri juaj ka herpes, rekomandohet që të bëni një test gjaku për të parë nëse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm.

Nëse jeni negativ, rekomandohet të përdorni prezervativë gjatë gjithë shtatzënisë dhe të përmbaheni nga marrëdhënia intime nëse ai ka një shpërthim aktiv.

Trajtimi: Nëse keni pasur shpërthime të herpesit në të kaluarën, përgatituni për një periudhë tjetër, pasi rreth 75 përqind e këtyre grave përjetojnë të paktën një përsëritje gjatë shtatzënisë.

Nëse nuk keni shenja të një shpërthimi të virusit, është e sigurt të keni një lindje vaginale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA është palestra vend i sigurt për të ushtruar gjatë kohës që jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës Si trajtohet placenta previa në shtatzëni, çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.