Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mos i gudulisni fëmijët është e rrezikshme

Këshilla për shtatzëna 25/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa shumë prej nesh mund ta sugjeronin gudulisjen, një studim ka treguar se 32% e të anketuarve raportuan se po kënaqeshin duke u gudulisur, 32% duke dhënë përgjigje neutrale dhe 36% thanë se nuk ju pëlqeu. Ne të gjithë jemi gudulisur të paktën njëherë kur kemi qenë fëmijë dhe gudulisjen e mendojmë si të jetë normale.

Duke analizuar hulumtime të ndryshme të kryera mbi këtë temë, Bright Side shpjegon pse duhet të kaloni gudulisjen dhe të gjeni një mënyrë tjetër për t’u argëtuar.

Vetëm për shkak se një fëmijë qesh nuk do të thotë ai është duke u kënaqur me gudulisjet tuaja.

Fëmijët, sidomos ata që gudulisen shpejt, nuk mund të ndalojnë të qeshurat edhe nëse e urrejnë absolutisht këtë gjë. Kjo e qeshur  reflektive u jep prindërve iluzionin se fëmija është në të vërtetë duke e shijuar këtë gjë ndërkohë që është e kundërta.

Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë në vitin 1997, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjesi lumturie njëlloj si ato që krijohen kur një njeri qesh kur është duke bërë shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm se personi që po guduliset është duke qeshur.

Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin.

Një person që guduliset humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtëruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të. Kur të rriturit gudulisin fëmijët, ata më së shumti e bëjnë këtë për t’u argëtuar, por kjo nuk do të thotë se rezultati nuk do të jetë i dëmshëm.

Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Miçiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe e qeshura që vijon është një mënyrë evolucionare për të treguar nënshtrimin.

Gudulisja është përdorur edhe për të torturuar njerëzit.

Gudulisja ka qenë prej kohësh e përdorur si një mënyrë e torturës. Gjatë dinastisë Han në Kinë, gudulisja ishte një mënyrë për të torturuar fisnikërinë pasi nuk linte asnjë shenjë dhe viktima mund të shërohej relativisht lehtë dhe shpejt. Ishte gjithashtu popullore në Japoni, ku japonezët madje krijuan një fjalë të veçantë për këtë: kusuguri-zeme, që do të thotë “gudulisje e pamëshirshme”.

Vernon R. Wiehe nga Universiteti i Kentakit studioi 150 të rritur të cilët u abuzuan nga vëllezërit e motrat e tyre gjatë fëmijërisë. Shumë nga subjektet e studimit raportuan se abuzim fizik kishte qenë edhe gudulisja.

Studimi arriti në përfundimin se gudulisja mund të shkaktojë reaksione ekstreme fiziologjike tek viktima, të tilla si të vjella dhe humbje të vetëdijes për shkak të pamundësisë për të marrë frymë.

Fëmija mund të mos jetë në gjendje t’ju thotë të ndaleni.

Gudulisja mund të shkaktojë të qeshura të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi që guduliset nuk mund të marrë frymë mjaftueshëm dhe as të thotë se është në një situatë të vështirë. Diçka që filloi si “argëtim” mund të shkaktojë komplikacione serioze mjekësore.

Gudulisja mund të shkaktojë probleme me besimin gjatë gjithë jetës.

Sipas Dr Alexander, gudulisja kundër vullnetit të dikujt mund të shkaktojë “dhimbje të madhe mendore”. Ndonjëherë kjo dhimbje mund të zgjasë për gjithë jetën.

Gudulisja gjatë fëmijërisë është një shkak për sfidat emocionale edhe tek të rriturit. Trauma mund të çojë në një situatë kur personi i prekur mund të ketë frikë kur njerëzit janë afër, të ndjehet i pasigurt madje edhe kur fle pranë një partneri të besuar.

Ka mënyra më të mira për t’ia thënë, “Unë të dua” fëmijës tuaj.

Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre, dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale. Dhe nëse për ndonjë arsye dëshironi ta gudulisni fëmijën, është e këshillueshme që të kërkoni leje nga ai. Prindërit duhet gjithmonë të pyesin para se ta prekin fëmijën ose të marrin vendime që prekin trupin e tyre./per nenat/

Artikulli paraprakNjë muaj pas transplantimit të zemrës së derrit, burri po përpiqet të rikuperohet
Artikulli i rradhës Si ushqimet e tharta mund ta ëmbëlsojnë shëndetin tuaj?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.