Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullatori i barnave në Evropë, nuk gjeti asnjë lidhje midis Ozempic dhe kancerit të tiroides

Lajme 30/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas muajsh shqyrtimi, komiteti i sigurisë i agjencisë nuk gjeti asnjë provë që agonistët e receptorit të peptidit-1 (GLP-1) të ngjashëm me glukagonin, përfshirë semaglutidin, shkaktojnë kancer të tiroides.

Në fillim të këtij viti, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) lëshoi një sinjal sigurie lidhur me shqetësimet se semaglutidi, përbërësi aktiv në ilaçet për diabetin/humbjen e peshës si Ozempic dhe Wegovy, mund të përbëjë rrezik për kancerin e tiroides, përcjell Gazeta Shneta.

Ky sinjal sigurie doli për shkak të një studimi të vitit 2022 që zbuloi një rrezik në rritje të kancerit të tiroides tek njerëzit që përdorin medikamente, duke nxitur një hetim nga Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) të EMA-së.

Në një raport të publikuar më 27 tetor, EMA njofton se komiteti i sigurisë nuk gjeti prova që agonistët e receptorit GLP-1 – duke përfshirë eksenatidi, liraglutidi, dulaglutidi, semaglutidi dhe liksisenatidi – shkaktojnë kancer të tiroides.

Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës –  e përfundoi këtë pasi shqyrtoi dëshmitë nga katër studime vëzhguese dhe të dhëna jo-klinike, klinike dhe pas marketingut të paraqitura nga mbajtësit e autorizimit të tregtimit të barit.

EMA: Rreziqet e mundshme të kancerit të tiroides që lidhen me përdorimin e Ozempic dhe Wegovy

Pavarësisht gjetjeve, EMA thotë se mbajtësit e autorizimit të marketingut duhet të vazhdojnë të monitorojnë kërkimet e reja dhe të raportojnë çdo provë të re në lidhje me agonistët e receptorit GLP-1 dhe rreziqet e kancerit të tiroides.

Rreziqe të tjera që lidhen me Ozempic dhe Wegovy

Në vitin 2023, medikamentet që përmbajnë semaglutide janë lidhur me disa efekte negative shëndetësore, duke përfshirë bllokimin e zorrëve, paralizën e stomakut dhe mendimet për vetëvrasje.

Për më tepër, FDA kohët e fundit paralajmëroi konsumatorët për Ozempic të falsifikuar që mund të qarkullojë në Shtetet e Bashkuara. EMA gjithashtu paralajmëroi konsumatorët për stilolapsa të rremë Ozempic pasi identifikoi produkte të falsifikuara në Evropë.

Në Austri, disa njerëz u shtruan në spital pasi përdorën stilolapsa të falsifikuara Ozempic që përmbanin insulinë në vend të semaglutidit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA paralajmëron kundër përdorimit të produkteve probiotike për foshnjat
Artikulli i rradhës MSh: Rreth 100 mamografi u realizuan për 3 ditë në Komunën e Mitrovicës Veriore

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.