Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Ujë Rugove” dhe Libraria “Buzuku” dhurojnë donacion për Klinikën e Logopedisë në QKUK

Jetë 10/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur bëhet fjala për mbështetjen e komuniteteve të ndryshme, ndihma ndaj fëmijëve me sfida të veçanta është thelbësore. Shërbimi i Logopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pranoi sot një donacion nga korporata “Ujë Rugove” dhe libraria “Buzuku”. 

Ky donacion, i përbërë nga një sasi e madhe lodrash, mjete konkretizimi e materiale të ndryshme, ka për qëllim të lehtësojë dhe të mbështesë punën e përditshme që zhvillohet në Shërbimin e Logopedisë. Këto mjete do të sigurojnë mbarëvajtjen e punëve dhe do të ndihmojnë në trajtimin e fëmijëve me çrregullime në të folur, duke iu mundësuar atyre të arrijnë më shpejt rezultatet e dëshiruara.

Donacioni është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vlerës së tij materiale, por edhe për shkak të konfirmimit të vazhdimit të mbështetjes nga “Ujë Rugovë” dhe “Buzuku”. Kjo nuk është hera e parë që “Ujë Rugove” ka ndihmuar Shërbimin e Logopedisë dhe tani, me shtimin e librarisë “Buzuku”, pritjet janë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

” Në emër të fëmijëve që trajtohen çdo ditë në shërbimin tonë dhe gjithë stafit jemi përzemërsisht falenderues për përkrahjen dhe mbështetjen,” tha Zahide Uka – Rraci, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së Klinikës së Logopedisë.

Shërbimi i Logopedisë po punon me përkushtim për të rinovuar dhe përmirësuar kushtet për pacientët. Donacioni i sotëm do të jetë një ndihmë e çmuar për këtë mision, duke u mundësuar stafit dhe nxënësve të vazhdojnë punën e tyre me materiale dhe mjete të reja./Telegrafi/

Artikulli paraprakDëshira për ushqim për periodat dhe ndjeshmëria ndaj insulinës: Truri juaj mund të jetë nxitësi i ndryshimeve metabolike gjatë menstruacioneve
Artikulli i rradhës Probiotikët dhe prebiotikët në kujdesin e lëkurës: Roli i mikrobiomës në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.