Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nutricionistja Daka: Pirja e kafesë esëll është e gabuar, rrit prodhimin e acidit klorhidrik dhe fillon refluksi

Jetë 13/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që bëjnë pothuajse të gjithë është se e pinë kafen esëll.

Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar. Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Daka shpjegoi pse kafja duhet pirë pas vaktit të mëngjesit.

“Jo, sepse kafeja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi.

Nga shtimi i acidit, fillon djegia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë në ulçerë. Shqetësimet e stomakut fillojnë nga konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”

Sa kafe duhet të pimë në ditë?

“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhanë kafe është jo më shumë se 3 në ditë.

Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rra hjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.

Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë.

Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jenë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana./abcnews/

Artikulli paraprakTremujori i tretë: Ushtrimet e sigurta për nënat shtatzëna
Artikulli i rradhës Në Vushtrri nesër mbahet simpoziumi i parë i diabetologjisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.